Ekonomi

U dalin rrogat atyre që punojnë në punë të shtetit

Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 28 September 2018

Për muajin shtator, punonjësve të sektorit publik pagat u kanë dalë tre ditë më herët.

Për këtë gjë ka njoftuar ministria e Financave.

“Ministria e Financave njofton se duke u nisur nga gjendja e mirë në bilancin bankar,  ka bërë sot ekzekutimin e pagave për muajin shtator, për të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Republikës së Kosovës”, theksohet në njoftim. /Gazeta inFokus

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera