Turistë të sufllaqeve dhe marketeve, të huajt në Shqipëri shpenzuan më pak e shëtitën më shumë
Autori: Gazeta inFokus 18:47 | 15 September 2024
Numri më i lartë i të huajve se në 2023 që vizituan Shqipërinë në gjysmën e parë të vitit, rezulton të kenë shpenzuar më pak dhe vizituar më shumë.
Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se ishin dyqanet me pakicë ata të cilët shitën më shumë, duke lënë kështu pas baret dhe restorantet.
Turistët ekonomik dhe kursimtarë bënë që tregtia me pakicë në tremujorin e dytë të rritej në vlerën më lartë të 2 viteve të fundit, 5,9%.
Rrahman Kasa, nga Unioni Turistik Shqiptar, shprehet për A2 CNN: “Në përgjithësi, një pjesë e madhe e këtyre turistëve kanë ardhur me këtë qëllim, janë ballafaquar me çmimet si në vendet e tyre, kanë ngelur të zhgënjyer, kanë thënë jo se nuk qenka lirë. Reklama që iu bë Shqipërisë se është një vend i lirë, është e gabuar. Shqipëria është e barabartë me rajonin. Nëse i referohen marketit për të blerë gjëra të lira, kjo është tjetër histori.
Po sipas raportit të INSTAT për ecurinë e inflacionit, rezulton se baret dhe restorantet nuk patën një ndikim të madh në rritjen e çmimeve. Kjo lidhet drejtpërsëdrejti me parimin e kërkesë-ofertës, duke treguar që këta turistë i frekuentuan më pak këto struktura në 6 muajt e parë të vitit.
Shitjet kryesore në këtë periudhë të vitit janë realizuar në artikuj joushqimore me 2,7%, ndjekur nga marketet ushqimore 1,9% dhe karburantet 1,3%.
“Synimi jonë është të tërheqim turistët cilësor. Duhet të kemi shërbim cilësor, që për fat të keq shumë pak ofrohet. Kjo ka disa arsye, por e para infrastruktura, duke filluar nga rrugët, ndriçimi kazanet”, shtoi Kasa.
Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë, i llogaritur bazuar në deflatimin e indeksit te shitjeve në vlerë, arriti 110,3%.
Të tjera
-
“Klloshar”, “Thithës”, “Matuf plak”: Eskalon krejt Adriana Matoshi në komente në Facebook
"Thithës i opozitës", "plak matuf", "kllloshar" - e çka s'mos tjetër i ka kom...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell...
-
Ngjarjet e datës 15 janar
Zyrtarë komunal të Shtimes bëjnë homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Shtime, ...
-
Kosova me një sërë kërkesash për çështjen e të pagjeturve
Në Bruksel, nesër do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për P...
-
Bedri Hamza: S’ia toleroj mosuksesin ministrave, ecin nëse nuk punojnë
I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vu...
-
Hamza: Unë kam përparësi sepse në Qeveri nuk do të shkoj me mësu, por me punu
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
“Euro Fisi” kompania e vetme e Kosovës që po merr pjesë në panairin më të madh në Munchen të Gjermanisë
Kompania Euro Fisi Group është kompania e vetme nga Kosova që po merr pjesë n...
-
Hamza: Kurrë më shumë vullnet, energji e masivitet për PDK-në s’ka pasur
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
Bedri Hamza: Secili kandidat duhet t’i kontribuojë klimës për një fushatë e qetë e pa probleme
I pyetur nga analistët në Debat Plus se a pret që kryeministri Kurti të mos i...
-
Familjari i Galuk Konjufcës del në mbështetje të PDK-së
Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetë...
-
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po merr përkrahje edhe nga Shtetet e Bashku...
-
Hamza: Veteranëve do t’ua mundësojmë që të punojnë në mënyrë të rregullt në sektorin privat
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...