Lajme

Trump: ShBA përfundimisht do të marrë materialin bërthamor iranian

Autori: Gazeta inFokus 19:54 | 08 July 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump në konferencën për media në Samitin e NATO-s, është pyetur sërish për Iranin.

Ai u shpreh se udhëheqësit e vendit nuk po i bëjnë ndonjë shërbim popullit të tyre “bazuar në veprimet e tyre gjatë një ose dy javëve të fundit”, raporton BBC.

Trump më pas tha se nuk mendon se një konflikt në shkallë të plotë do të fillojë përsëri

-Advertisement-

“Çdo gjë që ndodh do të mbarojë shumë shpejt”, tha ai.

Presidenti amerikan përsërit komentet e mëparshme se ShBA “mund” ta sulmojnë Iranin sonte.

Ai shtoi se kushdo që i afrohet materialit bërthamor nëntokësor të vendit do të “hidhet në erë” dhe se ShBA përfundimisht do ta “marrë atë”.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy