Trump përshëndet arrestimin e pesë të dyshuarve pranë bazës ushtarake britanike: Fantastike, po përgatiteshin të shkaktonin dëme të mëdha
Autori: Gazeta inFokus
19:38 | 27 September 2026
Presidenti amerikan Donald Trump ka përshëndetur arrestimin e pesë personave në Britani, duke e cilësuar operacionin si “fantastik” dhe duke thënë se të dyshuarit po përgatiteshin të shkaktonin dëme të mëdha.
Trump foli shkurt me gazetarët në Illinois, para se të nisej drejt Medinah Country Club për të ndjekur President’s Cup. Duke komentuar arrestimet, presidenti amerikan tha se autoritetet amerikane dhe britanike kishin bashkëpunuar për një kohë të gjatë në monitorimin e të dyshuarve
Ne i kemi mbajtur nën vëzhgim për një kohë të gjatë dhe i kapëm”, tha Trump, pa dhënë detaje të tjera mbi natyrën e kërcënimit apo objektivin e dyshuar.
Pesë të arrestuar pranë bazës ajrore britanike – hetohen për përgatitje të aktit terrorist
Ai vlerësoi veçanërisht bashkëpunimin mes Uashingtonit dhe Londrës, duke thënë se puna e përbashkët e dy vendeve “doli shumë mirë”, transmeton Telegrafi.
Komentet e Trumpit vijnë pas arrestimit të pesë burrave nga autoritetet britanike, në një operacion që ka tërhequr vëmendje të madhe për shkak të dyshimeve se ata mund të ishin përfshirë në përgatitjen e një akti të rëndë
Presidenti amerikan nuk specifikoi se çfarë lloj dëmi, sipas tij, synonin të shkaktonin të dyshuarit, ndërsa hetimet e autoriteteve britanike vijojnë për të përcaktuar rrethanat dhe motivet e tyre.
Trump u largua më pas për në President’s Cup, duke mos dhënë informacione të tjera për operacionin apo për bashkëpunimin e agjencive amerikane me autoritetet britanike

T� tjera
-
Seanca e Kuvendit mbahet të enjten në orën 10:00
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka njo...
-
Shifrat demantojnë Albin Kurtin – Nuk janë 85 mijë vende të reja pune por vetëm 12,690
Kryeministri Albin Kurti po krenohet me rezultatet e qeverisjes së tij në eko...
-
Shqiptarët në Mynih garojnë me listën e tyre në zgjedhjet për Këshillin e Migracionit – kërkojnë mbështetje
Shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Mynih të Gjermanisë do të kenë mundësin...
-
Hoti: Kjo qeveri po e mashtron veten dhe publikun me buxhet të madh të planifikuar për investime kapitale
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për nivelin e ulët të...
-
Katër raste të dhụnës në familje brenda një dite në Kosovë, tre të arrestuar përfundojnë në mbajtje
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë s...
-
Lista Studentore që sfidoi Vuçiqin zbarkon në Kosovë, me retorikë të ngjashme me Listën Serbe
Përfaqësuesit e Listës Studentore të Serbisë kanë zhvilluar një vizitë në Kos...
-
Pas “gafës” së mjekëve, Kurti i fton avokatët kosovarë në Francë që të punojnë si prokurorë në Kosovë: Do të kisha qenë shumë i interesuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris, ka takuar një ...
-
Dëshmitarja e mbrojtjes: Maria Clara ishte e vetëdijshme dhe komunikonte pas rënies nga kati i gjashtë
Dëshmitarja e mbrojtjes në rastin ndaj Endrit Nikës, doktoresha Blerina Gashi...
-
Ymeri: Mbi 3 mijë turq e 2 mijë serbë morën lejeqëndrim në 9 muajt e fundit, kështu po e plotëson Kosova mungesën e fuqisë punëtore
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka publikuar ...
-
U gjet i shtrirë në një rrugë të kryeqytetit, nisin hetimet pasi ai humbi jetën në QKUK
Policia e Kosovës ka njoftuar se pak para mesnatës të së dielës, ka gjetur nj...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Vushtrri
Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e së dielës ka gjetur një person pa...
-
Vazhdon rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës argjentinase
Endrit Nika, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase, Maria Clara Urda...




































