Rajoni dhe Bota

Trump goditet fort nga një aleat pesë ditë para zgjedhjeve

Autori: Gazeta inFokus 20:01 | 26 October 2020

Gazeta e njohur konservative, që tradicionalisht e përkrahë kandidatin republikan për president ka ndërruar qasje në editorialin e fundit të botuar.

Union Leader e Nju Hampshire, një gazetë konservatore, ka përkrahur kandidatin demokrat Joe Biden për president të SHBA’ve, përkundër traditës mbi 100 vjeçare të përkrahjes së kandidatëve republikanë.

“Ndërtimi i këtij shteti përkon me aftësitë e Joseph Biden. Ne mendojmë se Zotëri Biden është një shërbyes publik profesional, i dashur dhe i dhembshur”, thuhet në editorial e Union Leader.

-Advertisement-

“Ai vazhdimisht ka shprehur dëshirën e tij që të jetë president i gjithë Amerikës, dhe ne i besojmë atij” thuhet tutje.

Gjithsesi gazeta në fjalë i përmendi edhe disa mosmarrëveshje në politikat e Biden, për të cilat thotë se pret që të i kundërshtojë për katër vitet e ardhshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera