Presidenti në gjyq, dita e 6-të/ Nga historitë rozë te goditja e kundërshtarëve dhe zgjedhjet e 2016, çfarë dëshmoi ish-bashkëpunëtori i Trump
Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 24 April 2024
NEW YORK – E marta filloi me një seancë dëgjimore mbi 10 shkeljet e supozuara të Donald Trump dhe përfundoi me dëshminë e ish-bashkëpunëtorit të tij, David Pecker i cili hodhi akuza në adresë të Michael Cohen, ish-avokati i Trump. Pecker foli për mënyrën se si ai i verifikoi akuzat për lidhjen e supozuar mes Trump dhe yllit të “Playboy” Karen McDougal në vitin 2016, ndërsa ishte në komunikim të vazhdueshëm me Michael Cohen. (Donald Trump nga ana e tij e ka mohuar aferën).
Vëmendja ndaj gjyqit të Trump është maksimale si brenda SHBA-së ashtu edhe jashtë kontinentit.
Fushata zgjedhore e presidencialeve të ardhshme amerikane është në kulmin e saj. Ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë synon të marrë të drejtën për të kandiduar përballë Joe Biden.
I pari që dëshmoi para trupës gjykuese ishte David Pecker, dikur botues i tabloidëve më të mëdhenj të Amerikës. Pecker është ish-CEO i “American Media Inc.” e cila deri në vitin 2019 ishte kompania botuese e revistës National Enquirer. Ai tashmë është dëshmitari i parë që dëshmoi kundër Trump, në një gjyq që akuzon ish-presidentin për 34 akuza si ato për fshehje dhe falsifikim të faturave për pagesat që ka bërë për të blerë heshtjen në dy histori rozë si dhe akuzohet për manipulim të zgjedhjeve të vitit 2016, raporton CNN.
ish-bashkëpunëtor i Trump pranoi në gjykatën e Manhatanit se me dakordimin e Donald Trump dhe ish-avokatin tij Michael Cohen gjithashtu ish-bashkëpunëtor, ndihmoi fushatën duke eleminuar historitë që mund të kishin ndikim negativ.
Ai ka folur tani për dy nga tre aferat e Trump – por jo për yllin e filmave për të rritur Stormy Daniels, e cila ka të ngjarë të dëshmojë para gjykatës të enjten.Pecker tha se ishte takuar me Trump dhe Cohen në vitin 2015, ku pranoi të ishte “syri dhe veshi” i fushatës dhe të kujdesej për historitë negative të ish-presidentit.
“Në këtë takim, Donald Trump dhe Michael Cohen me kërkuan se ccfarë mund të bëja dhe çfarë mund të bënin revistat e mia për të ndihmuar fushatën e tij”, rrëfeu Pecker. “Unë do të dë orientoja dhe publikoja histori pozitive për zotin Trump dhe do të publikoja edhe në anën tjetër histori negative për kundërshtarët e tij”.
Megjithatë, Pecker tha se nuk ishte i përfshirë drejtpërdrejt në pagesën prej 130 mijë dollarësh për Daniels. Roli i tij është i rëndësishëm për çështjen e prokurorëve, sepse ai vërteton se ekzistonte një model pagesash të bëra për të fshehur histori jo të këndshme për Trump gjatë zgjedhjeve të vitit 2016.
“Mendoj se ishte një përfitim në të dyja anët, i ndërsjellë. Do të ndihmonte fushatën e tij dhe gjithashtu do të më ndihmonte mua“, tha Pecker për marrëveshjen.
Pecker “zhyt” thellë në komplot ish-avokatin e Trump, Michael Cohen
Pecker e konsideroi Cohen si “zemrën” e komplotit të supozuar gjatë dëshmisë në gjyq. Ai dëshmoi se Cohen ishte ndërmjetësi që Trump të shfaqte histori mediatike nga Pecker që nga viti 2007. Në takimin e gushtit 2015 në Trump Toëer, Pecker tha se do të njoftohte Cohen për historitë negative.
“Çdo gjë që dëgjoj në treg – nëse dëgjoj ndonjë gjë negative për ju ose nëse dëgjoj gjë për gratë që shesin histori, do ta njoftoja Michael Cohen siç kam bërë gjatë disa viteve të fundit”, tha Pecker.
“Atëherë ai do të ishte në gjendje t’i pengonte ato që të botoheshin në një revistë tjetër ose dikush do të duhej t’i blinte”.
Gjatë fushatës së Trump në 2015 dhe 2016, Pecker tha se Cohen gjithashtu do të shfaqte histori për kundërshtarët politikë të Trump dhe do të sillte reagime në emër të “shefit”, siç i refrohej Cohen Trumpit.
“Michael Cohen do të më telefononte dhe do të më thoshte, “ne do të donim që ju të bënit një artikull negativ për dikë – le të themi për hir të argumentit – për Ted Cruz”, tha Pecker. “Më pas ai, Michael Cohen, do të më dërgonte informacione për Ted Cruz, Ben Carson ose Marco Rubio dhe kjo ishte baza e historisë tonë dhe më pas ne do ta “zbukuronim” lajmin“”.
Të tjera
-
Kurti merr pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kult...
-
Ftesa e presidentes, flasin nga AAK
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, i ka dërguar letër ...
-
Ftesa për datën e zgjedhjeve, PDK do ta shprehë qëndrimin e saj në takim me Osmanin më 31 korrik
Partia Demokratike e Kosovës është deklaruar rreth ftesës së presidentes Vjos...
-
Gara në Ujman, Gërvalla: Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e në veri është forca jonë më e madhe
Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkruar në profi...
-
Situata me zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra ende aktive
Situata me zjarret në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, teksa aktive janë e...
-
Hoti i quan kontradiktore matjet e Pulsit Publik: Dëshmojnë vetëm propagandën e Qeverisë
Deputeti i LDK’së, Avdullah hoti, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të...
-
Kurti publikon pamje nga pritja që u bëri Macron në Pallatin Elysee, takohet me Scholz e liderë të tjerë
Kryeministri Albin Kurti ka publikuar pamje nga pritja që u ka bërë President...
-
“25% të kohës në të pame”, Kryeziu i kundërpërgjigjet Demit pas matjeve se si e kalon Kurti kohën
Anëtar i shoqërisë civile, Agron Demi, dje publikoi në profilin e tij një sta...
-
Zhduket një punëtor pakistanez në Kosovë
Një punëtor pakistanez është raportuar si i zhdukur në rrethana ende të paqar...
-
Selmanaj për Kurtin e VV-në: Shpallin tradhtarë këdo që mendon ndryshe
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike, Driton Selma...
-
Policia konfiskon armë e fishekë në Zubin Potok e Zveçan
Policia e Kosovës ka konfiskuar armë pa leje dhe fishekë në veri të vendit, k...
-
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një njoftimi në ...