Lajme

Trump: Bisedimet me Iranin po vazhdojnë, Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet që nesër

Autori: Gazeta inFokus 20:52 | 03 August 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë të ditur se bisedimet me Iranin janë ende në zhvillim, duke lënë të kuptohet se situata në Lindjen e Mesme mund të shkojë drejt një de-përshkallëzimi.

Në një deklaratë të fundit, Trump tha se Ngushtica strategjike e Hormuzit mund të rihapet “që nesër”, një zhvillim që pritet të ndikojë në lëvizjen e transportit detar dhe tregjet globale të energjisë, raporton aljazeera, transmeton IndeksOnline.

Ai gjithashtu theksoi se Marina e Shteteve të Bashkuara ka “kontroll të plotë” mbi Ngushticën e Hormuzit, duke nënvizuar praninë dhe gatishmërinë ushtarake amerikane në rajon.

-Advertisement-

Deklaratat e Trumpit vijnë në një kohë tensionesh të larta mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po ndjek me vëmendje zhvillimet që mund të ndikojnë në sigurinë rajonale dhe stabilitetin e tregjeve botërore.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy