Tronditëse: 13-vjeçarja në Prishtinë ngelet shtatzënë, ishte në lidhje dashurie me një 16-vjeçar
Autori: Gazeta inFokus 09:29 | 20 January 2023
Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese.
Zakonisht viktima janë gratë të cilat raportojnë në Polici se janë keqpërdorur seksualisht nga persona të panjohur, por shpesh herë të dyshuar janë edhe persona të afërm të tyre me të cilët kanë krijuar lidhje dashurie. Raste të tilla dhe mjaft të trishta po tronditin familjet e tyre, që kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje nga institucionet. Situata rëndohet edhe më shumë, kur si pasojë e dhunimit, viktimat ngelen shtatzënë, raporton Gazeta Sinjali.Një ngjarje tronditëse dyshohet të ketë ndodhur në Prishtinë, ku një vajzë e moshës 13-vjeçare ka mbetur shtatzënë si pasojë e marrëdhënieve seksuale me një person i cili po ashtu është i moshës së mitur.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se nëna e vajzës ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se shtatzënia e të miturës është konstatuar nga mjeku specialist i gjinekologjisë.
Në kuadër të veprimeve hetimore, e mitura është intervistuar nga hetuesit policorë në prezencën e prindit të saj dhe zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale. 13-vjeçarja ka deklaruar se ka një vit e gjysmë që ka filluar lidhjen me të dyshuarin, me të cilin kishin pasur marrëdhënie seksuale.
Bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari nuk ka kryer aktin me dhunë, por gjithçka është bërë me dëshirën dhe pëlqimin e të dyja palëve.
Si rezultat i denoncimit, 16-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar rreth veprës penale ‘Dhunim’.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor.
Kujtojmë që sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, personat që kryejnë marrëdhënie seksuale me persona që janë nën moshën 16-vjeçare, kryejnë vepër penale dhe mund të dënohen me burgim prej 5 deri në 20 vjet.
Të tjera
-
ASK i bën thirrje qytetarëve që të regjistrohen: Është obligim ligjor
Agjencia e Statistikave e Kosovës i ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëz...
-
”Elektrosever” nis instalimin e njehsorëve inteligjentë në veri
Kompania “Elektrosever” do të fillojë instalimin e njehsorëve të rinj intelig...
-
Përparim Rama: Deri në transformim, ish-ndërtesa e Gërmisë do të shërbejë për ekspozita
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar pamje nga punim...
-
Selmanaj: Kam dëgjuar se në burgun e Dubravës po u duhet të presin nga 10 ditë për t’u pastruar
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, tha se...
-
Raporti i Borell për çështjen e masave ndaj Kosovës në përfundim e sipër, pritet t’u dorëzohet shteteve
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se Brukseli zyrtar e ka...
-
Mblidhen zëvendësministrat në Strasburg, s’dihet nëse Kosova është agjendë
Në Strasburg, sot pritet të takohen zëvendësministrat e Jashtëm të vendeve an...
-
23 vjeçari nuk respektoi masën mbrojtëse, Policia në Ferizaj ia konfiskon veturën dhe e gjobitë me 500 euro
Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer të moshës 23-vjeçare në Ferizaj, meq...
-
Ramush Haradinaj kujton “Betejën e Çabratit”: Gjakova, vatër e atdhedashurisë dhe shqiptarisë ndër breza
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në kujtim të ...
-
Alarmon Shenoll Muharremi pasi rriqërat pickuan atë dhe fëmiun e tij
Opinionisti dhe studiuesi Shenoll Muharremi ka alarmuar opinionin pasi është ...
-
Gjendet edhe trupi i nënës Alma Arrazi në lumin Buna
Është gjetur në ujërat e lumit Buna edhe trupi i 39-vjeçares, Alma Arrazi. ...
-
Policia e Kosovës gjen dy kamera të cilat i kishin vendosur kotrabanduesit në rrugët malore
Njësia e TASK FORC-ës-Lindje (e përbërë nga Policia dhe Dogana e Kosovës), pa...
-
Kosova pa institucion të veçantë për paraburgimin e personave me çrregullime mendore
Kosova nuk ka institucion të veçantë për paraburgimin e personave me çrregull...