Sport

Triumfi përballë PSG, Xavi: Suksesi erdhi nga La Massia, objektivi ynë është gjysmë finalja

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 11 April 2024

Pas fitores të rëndësishme që Barcelona siguroi përballë Paris Saint Germain në ndeshjen e parë në kuadër të çerekfinaleve të Champions League, Xavi Hernandez tha se suksesi erdhi nga “La Masia” pasi të rinjtë ishin të mrekullueshëm.

Ai tha se synimi është që të kalojnë në gjysmë finale, gjë që deri tani duket në rrugën e duhur.

“Ishte një fitore e rëndësishme, ne vuajtëm shumë sepse PSG-ja bëri shumë presion, por në fund treguam forcën tonë. Synimi ynë është të arrijmë në gjysmëfinale dhe tani kemi një avantazh. Jam shumë krenar për ekipin tim. Suksesi erdhi edhe nga “La Masia”, sepse të rinjtë ishin të mrekullueshëm. E ardhmja? Unë dhe skuadra po mendojmë për ndeshjen e kthimit dhe të sigurojmë gjysmëfinalen” – tha Xavi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera