Tri vrasjeve brenda pak ditësh, shteti dështon ti kap të dyshuarit

Autori: Gazeta inFokus
11:34 | 11 August 2023
Brenda pak ditësh në Kosovë kanë ndodhur tri vrasje të rënda dhe janë plagosur disa të tjerë, gjersa të dyshuarit e këtyre veprave penale ende janë në kërkim nga Policia e Kosovës.
Vrasja e fundit ka ndodhur të enjten, në komunën e Skenderajt, në qendër të Kosovës. Në një kafene, në fshatin Runik, një 39-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur.
Mirëpo, dy të dyshuarit (me maska) të kësaj vepre penale ende janë në arratisje dhe në kërkim nga Policia e Kosovës.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk ka ndonjë risi për kapjen e të dyshuarve, shkruan Gazeta Infokus.
Po ashtu, katër ditë më parë, më 7 gusht, në një lokal në qytetin e Klinës, në pjesën perëndimore të Kosovës, me armë zjarri u vra një person rreth të 50-tave, Anton Prela.
Tush Frroku i dyshuari për këtë vrasje është ende në arrati dhe në kërkim nga Policia e Kosovës.
Këtë e bëri të ditur për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Ende nuk ka asgjë sa i përket arrestimit të të dyshuarit”, ka thënë shkurt Gashi.
Kurse, më 4 gusht, në një kafene në qendër të Prishtinës, një person u vra dhe 17 persona të tjerë u plagosën gjatë një përleshjeje me armë zjarri.
E, në arrati vazhdon të jetë personi që u përfshi në ngjarje, Dukagjin Nikollaj i njohur me nofkën “Duka”.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci theksoi se ende nuk ka asgjë për arrestim e tij. Ndryshe këto raste kanë tronditur opinionin publik, në të njëjtën kohë është kërkuar angazhim më i ashpër nga organet e sigurisë./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Policia në Merdare u gjen mbi 51 mijë euro të padeklaruara katër shtetasve të Serbisë, i kishin në çantat e dorës
Policia e Kosovës u ka gjetur mbi 51 mijë euro në çantat e dorës katër shteta...
-
Kurti: Qeveritë e kaluara qëndruan në detyrë, neve na kërkohet të largohemi – thirrjet e opozitës janë për pezullim të shtetit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se thirrjet e PDK-së, LDK-së dhe...
-
Kurti nga mbledhja e qeverisë që po e udhëheqë si kryeministër: Dhashë dorëheqje, më shumë se kaq s’është e mundur
Kryeministri në largim, Albin Kurti, ka drejtuar sot një mbledhje të Qeverisë...
-
ZRRE: Tarifat do të hyjnë në fuqi nga 1 maji, do të përdoren për të nxitur konsumin efiçient të energjisë
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka miratuar sot shtrenjtimin e rry...
-
Dehari sot do t’i drejtohet Presidentes Osmani për hapat e mëtutjeshëm në konstituimin e Kuvendit
Kryesuesi i seancës së djeshme konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehar...
-
Konstituimi i Kuvendit në vendnumëro – “një proces që ka rrezik të zgjasë me javë të tëra”
Vazhdimi eventual i mbajtjes së qëndrimeve të kundërta dhe të ngurta politike...
-
Ballkani Perëndimor, Kos pret përparim të madh në procesin e zgjerimit
Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se vitin aktual dhe në vite...
-
Foshnja në lavatriçe – nis gjykimi për rastin që tronditi opinionin në Kosovë
Në Gjykatën Themelore në Pejë ka nisur seanca fillestare për rastin skandaloz...
-
ShBA’ja heq sanksionet ndaj anëtarit të kabinetit të Orbanit
Shtetet e Bashkuara kanë hequr sanksionet që kishin vendosur në janar ndaj, A...
-
Emilja Rexhepi pretendon se seanca e djeshme dështoi për shkak të mungesës së deputetëve: Ka vota për formimin e institucioneve
Deputetja boshnjake Emilja Rexhepi ka komentuar dështimin e seancës konstitui...
-
KEDS njofton për vendet që mbesin sot pa rrymë
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë, ka njoftuar se sot...
-
Mustafa i LDK-së: Dje e kuptoi gjithë Kosova se VV i ka vetëm 52 vota
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thën...