Kurti nga mbledhja e qeverisë që po e udhëheqë si kryeministër: Dhashë dorëheqje, më shumë se kaq s’është e mundur
Autori: Gazeta inFokus
10:58 | 16 April 2025
Kryeministri në largim, Albin Kurti, ka drejtuar sot një mbledhje të Qeverisë së Kosovës, ku në hapje të saj ka deklaruar se ka dhënë dorëheqje nga posti ekzekutiv të martën, më 23 mars 2025, datë kur sipas tij ka përfunduar mandati i plotë katërvjeçar i Qeverisë që ai udhëhoqi.
Kurti theksoi se nga ajo ditë, Qeveria funksionon në statusin e një qeverie në detyrë, duke ushtruar kompetencat e saj në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.
“Qeveria është në detyrë dhe efektivisht e dorëhequr që nga 23 marsi i këtij viti, kur është përmbushur mandati i rregullt dhe i plotë katërvjeçar”, tha Kurti.
Ai sqaroi se Qeveria, ndonëse e dorëhequr, nuk mund të braktisë detyrën për të mos krijuar vakum institucional dhe për të garantuar funksionimin e shtetit.
“Nga ajo ditë e deri në zgjedhjen e Qeverisë së re nga legjislatura e nëntë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Qeveria jonë ushtron të gjitha përgjegjësitë që i takojnë pushtetit ekzekutiv, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kjo e vendos Qeverinë në një rol kujdestar, për të garantuar vazhdimësinë, sigurinë dhe funksionimin e pandërprerë të shtetit tonë në zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës”, theksoi ai.
Kurti njoftoi gjithashtu se i ka dërguar një letër Kuvendit, përmes së cilës ka bërë të ditur dorëheqjen dhe statusin e qeverisë pas datës 23 mars, shkruan Gazeta Infokus.
“Deri në formimin e Qeverisë së re, unë, në emër të kabinetit qeveritar, dje i jam drejtuar Kuvendit të Republikës sonë me një letër, përmes së cilës e kam njoftuar për statusin e Qeverisë sonë pas datës 23 mars 2025 dhe për dorëheqjen time nga posti ekzekutiv, veçse efektiv nga ajo datë, dhe sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Më shumë se kaq, nuk është e mundur të jepet dorëheqje, më shumë se kaq, do të ishte braktisje e institucionit, do të ishte vakum institucional, papërgjegjësi politike dhe rrezikim i sigurisë kombëtare”, u shpreh Kurti.
Ai rikujtoi se edhe ish-kryeministrat e mëparshëm kanë qëndruar në detyrë deri në formimin e qeverive të reja, duke e cilësuar të papërgjegjshme çdo thirrje për largim të menjëhershëm.
“Është kërkesë dhe insistim, thënë së buti, i pamatur, për të lënë shtëpinë pa zot shtëpie”, shtoi Kurti.
“Ligji e bën të qartë se një qeveri në dorëheqje vazhdon të ushtrojë përgjegjësitë e saj”, megjithëse “të kufizuara”.
Ndërkohë, seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës e mbajtur dje u ndërpre pas procesit të votimit për raportin e komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve të deputetëve. Raporti nuk arriti të kalojë me shumicë të mjaftueshme – 52 deputetë votuan pro, 46 kundër dhe 11 abstenuan.
Partitë opozitare, përfshirë PDK-në, LDK-në dhe AAK-në, refuzuan ta votojnë raportin, duke theksuar se në përputhje me Ligjin e ri për Qeverinë, Albin Kurti dhe anëtarët e kabinetit që janë zgjedhur deputetë duhet të kishin dhënë dorëheqje zyrtarisht përpara se të konfirmoheshin mandatet e tyre parlamentare.
Përkundër pohimeve të Lëvizjes Vetëvendosje se në komision ishte paraqitur një letër dorëheqjeje nga Kurti, partitë opozitare dhe shumë juristë e kanë cilësuar atë si të pamjaftueshme dhe jo si një dorëheqje formale sipas standardeve ligjore.

T� tjera
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...

































