Ekonomi

Trepça nxjerrë në shitje plumbin dhe zinkun (DOKUMENTE)

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 03 September 2019

Ndërmarrja “Trepça” ka nxjerrur në shitje kontrate të plumbit e të zinkut, të cilat janë prodhuar gjatë periudhës tetor 2019, e që do të prodhohen deri në dhjetor të vitit 2020.

Nga miniera e Stantërgut do të shitet 6 mijë ton koncentrat plumbi, 6  mijë ton koncentrat zinku, kurse nga minera e Artanës me flotacion në Kishnicë do të shiten 1 mijë e 560 ton plumbi, si dhe 1 mijë e 950 ton koncentrat zinku.

Në njoftimin për shitjen e tyre thuhet se ofertuesit e interesuar mund të bëjnë inspektimin e tyre.

-Advertisement-

Ofertat duhet të dorëzohen jo m ëvonë se data 27 shtator, në ora 13:00. /Gazeta inFokus

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera