Ekonomi

Trepça mbetet pa statut, shtyhet votimi (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 22 January 2019

Projekt-Statuti i Trepçës nuk ka kaluar në komisionin për Zhvillim Ekonomik, duke iu rikthyer kështu sërish bordit që ta plotësojë atë.

Nga të gjithë deputetët e komisionit, u konstatua se ky projekt-statut kishte lëshime, të cilat duhet të përmirësohen, shkruan Gazeta inFokus.

Projekt-statuti i prezantuar nga anëtari i bordit të Trepçës Naser Peci, sipas deputetëve ishte i njëjtë me dokumentin që tregon marrëveshjen e qeverisë dhe sindikatës.

-Advertisement-

Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu tha se nuk kanë të drejtë që të bëjnë ndërhyrje në status, pasi bien në kundërshtim me ligjin.

Sipas tij, ndërhyrjet duhet t’i bëjnë bordi dhe qeveria.

“Le ta bëjë bordi statutin. Nëse na i shtimë duart në statut, atëherë në hyjmë në një grup të gjerë heterogjen, ku edhe mund të bëhen gabime. Pse ne me bë amendamente? Është rrugë me e gjatë”, ka thënë Aliu.

E deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami tregoi se shumë asete të Trepçës janë lënë jashtë e nuk janë përfshirë në këtë draft-status.

Ndërsa deputeti i PSD-së Dardan Sejdiu theksoi problemet që ka ky draft-statut.

“Nëse shkojmë faqe për faqe e shohim që nuk ka përputhje në mes të shtyllave. Vetëm na sillni kolonën e tretë dhe ne e përcjellim në Kuvend”, tha Sejdiu.

Deputeti i AAK-së Muharrem Nitaj pyeti anërarët e bordit të Trepcës se pse nuk kanë sjelllur një draft-statut të plotë.

Pas kësaj, anëtari i bordit, Naser Peci tha se është e vështirë me u përfshi të gjitha në një draft-statut, mirëpo theksoi se kolona e tretë është shumë e përafërt me atë që është arritur marrëveshja.

Pjesë e mbledhjes ishte edhe Shyqiri Sadiku, kryetar i sindikatës së Trepçës, i cili tha se për gjithë këto zvarritje përgjegjës është bordi  i sindikatës, pasi nuk ka dashur t’i fus në statut vërejtjet që i ka dhënë sindikata.

Kalimi i këtij projekt-statuti është vendosur të ndodhë pas plotësimeve që do ti bëhen atij. /Gazeta inFokus

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy