Trepça lufton, por megjithatë mposhtet nga skuadra izraelite
Autori: Gazeta inFokus 23:25 | 18 September 2021
Trepça është mbajtur në lojë deri në pesë minutat e fundit të takimit ndaj skuadrës izraelite, Holon Yuvalim.
Por mitrovicasit në fund megjithatë kanë humbur me rezultat më të lartë se që realisht e kanë merituar. Holoni të shtunën mbrëma në “Minatori” fitoi me 29:22.
Shkëputja e madhe e izraelitëve në rezultat është bërë në pesë minutat e fundit të takimit. Deri në fazën e vonshme të ndeshjes, Trepça ishte në lojë. Në fakt izraelitët kishin epërsi prej një e dy gola, por pa mundur të shkëputen.
Mitrovicasit e nisën ndeshjen keq. Pas epërsisë 1:0, Holoni hyri në epërsi dhe krijoi epërsi prej 7:1. Por Trepça nuk u dorëzua dhe me luftë maksimale për çdo top, u kthye në lojë. Pas pjesës së parë rezultati ishte 14:12 për Holonin. Lojë e ngjajshme, me shumë angazhim dhe me shumë duele, ishte edhe në pjesën e dytë. Por në fund mitrovicasit sikur mbetën pa forcë dhe pësuan me shtatë gola.
Më efikasi te Trepça ishte pivoti Sali Maxhera, që i realizoi 9 gola nga 11 tentime. Ai në fakt humbi dy penallti, ndërsa nga loja nuk kishte goditje të pasuksesshme. 5 gola nga 6 tentime i kishte Fitim Klinaku, që po ashtu u shqua. Lojë të mirë kishte edhe Vlerson Zherka që shënoi 3 gola nga 6 tentime. Është dalluar portieri Meriton Lladrovci me plot 12 pritje. Por të gjithë lojtarët kanë dhënë maksimumin, ndërsa drejtuesit e klubit mitrovicas u ndanë të kënaqur me paraqitjen dhe sidomos me angazhimin.
Ndeshja e dytë e raundit të parë të Kupës Evropiane luhet të dielën nga ora 13:00 po në “Minatori” të Mitrovicës.
Të tjera
-
Takohen O’Brien, Escobar dhe Lajçak, i koordinojnë strategjitë për Kosovën e Serbinë
Asistent Sekretari i Departamentit të Shtetit, Jim O’Brien, ka pritur sot në ...
-
Osmani: Kosova storie suksesi e mbështetjes së SHBA-së, Serbia po punon kundrejt gjithçkaje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se pati një diskutim përmbajtësor ...
-
Me tupana dhe flamuj, VLEN festë të madhe edhe në Tetovë
Me tupana dhe flamuj, VLEN feston edhe në Tetovë rezultatin zgjedhor për zgj...
-
Këto janë rezultatet nga numërimi i më shumë se gjysmës së votave në zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të pa...
-
Zyra e BE-së në Kosovë shpall “Evropianin e vitit”
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë për vitin e nëntë radhazi ka ndarë çmimin...
-
Presidencialet në RMV: Siljanovska Davkova po prin ndaj Pendarovskit
Kandidatja për presidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silja...
-
BDI shpall fitoren në Tetovë
Sot në Maqedoninë e Veriut, janë mbajtur dy procese zgjedhore. Është zhvil...
-
Holtgen: Kosova nuk është në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave të KiE
“Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ar...
-
KSHZ: Zgjedhjet ishin korrekte, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në konferencën e fundit për media ka njoft...
-
Katër të lënduar në një aksident mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur mes një veture ...
-
Asociacioni – pritë në rrugën e Kosovës drejt KiE-së
Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës...
-
Kërkohet paraburgim për personin që dyshohet se ka laborator dro*ge në Leposaviq
Është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit për të dyshuarin M.I, i cili dy...