Ekonomi

Tregu i punës, 80.2% e grave janë joaktive

Autori: Gazeta inFokus 08:55 | 30 Nëntor 2017

Instituti Demokraci për Zhvillim sot mban konferencën “Joaktiviteti i grave në tregun e punës: Faktorët që mbajnë gratë jashtë tregut të punës”.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë rreth 80.2% e grave janë joaktive në tregun e punës. Duke qenë jashtë punës, jo vetëm që pengohet zhvillimi ekonomik i përgjithshëm në vend, por kjo dëmton edhe pozitën e përgjithshme të gruas në shoqëri.

Zhvillimi më i mirë ekonomik, duke përfshirë dhe fuqizuar gratë, nënkupton një angazhim më të lartë të grave në proceset vendimmarrëse. Në konferencë do të prezantohen të gjeturat e hulumtimit të kryer nga Instituti D4D, përkitazi me arsyet e mos-aktivizimit të grave në tregun e punës.

-Advertisement-

Sipas hulumtimit rezulton se 51.8% e grave të papunësuara janë deklaruar se nuk janë aktive në forcën e punës për shkak të detyrimeve familjare (kujdesi për fëmijët dhe kujdesi për të moshuarit).

Në përgjithësi, pjesëmarrja e ulët e grave në fuqinë punëtore së bashku me normat e larta të papunësisë konsiderohen si arsyet kryesore përse gratë nuk janë aktive në fuqinë punëtore në Kosovë.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy