Tregu i veturave në lokacion të ri- tregtarët thonë se hapësira nuk është e mjaftueshme
Autori: Gazeta inFokus
21:41 | 04 October 2026
Është hera e fundit që po bëjnë blerje në këtë treg.
Krejt kjo pasi që nga 11 tetori, tregu i veturave në Zonën Industriale të Prishtinës do të zhvendoset në Bërnicë të Poshtme.
Kryeqyteti ka njoftuar se tregtarët, e blerësit nga kjo datë duhet të drejtohen në lokacionin e ri.
Tregtarët që janë të rregullt këtu thonë se lokacioni i ri është më i rregulluar, por thonë se problem mbetet hapësira e vogël.
“Gjithçka çka merë vendim shteti na duhet më përkrah por është puna që është vendi i vogël që nuk na zënë gjithëve, qaty është problemi. Nëse kemi vend dalim që jo rrim të shpia. Prej mas luftës dal prej që ka fillu tregu këtu”, shprehet Ruzhdi Bekaj -tregtar.
E njëri prej tregtarëve më të hershëm në këtë treg, Hajrullah Hasani, e vlerëson pozitivisht zhvendosjen në lokacionin e ri.
“Këtu është shumë keq se krejt pluhur, ku me i qit senet, krejt neper tokë duhet me i qit, atje është shumë mirë e kanë bo asfalt e kanë rregullu veç pak është ngusht ishalla na e rritin edhe pak se ka shumë popullatë. Me padurim po e pres se është vend i mirë”, thotw ai.
Ndërkaq për ata që vijnë për të blerë, një nga çështjet që i intereson më shumë është çmimi.
“Çmimet janë shumë të shtrenjta, inflacioni ditë për ditë po rritet, rritje të pagave s’ka rritje të pensioneve jo. Këtu i blejmë do sende që janë më të lira qato duhet me i ble me u përgatit për dimër. Shkojmë edhe atje, ku të shkojnë këta na mas tyre”, shprehet ky qytetarë
Ndërkohë dikush tjetër i sheh me ndryshe çmimet në treg.
“Këtu në treg nuk janë edhe shumë të shtrenjta por pare s’ka. Unë dal jam pensioner dal me humb kohe, edhe blej”, thotë Ramë Gerxhaliu.
E pas zhvendosjes nga Zona Industriale, tregu i veturave nga 11 tetori do të funksionojë në këtë lokacion në Bërnicë të Poshtme të Prishtinës.

T� tjera
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...
-
Shtiu me armë në ahengun familjar, por ia pa “sherrin” – policia ia konfiskon pistoletën me leje
Një aheng familjar në fshatin Gjurkovc të Shtimes ka përfunduar me konfiskimi...
-
Nga Raiffeisen në TEB Bank – Albion Ferati, i dyshuar për qasjen në llogarinë e Përparim Ramës, tani mban pozitën Head of Accounting
Rasti i dyshuar i cenimit të konfidencialitetit bankar të kryetarit të Prisht...
-
Trump konfirmon se SHBA-ja ka kryer sul*me të reja ndaj Iranit
Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se forcat amerikane kanë kryer s...
-
Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar
Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i ...


































