Rajoni dhe Bota

Tregtia Kinë-Asean ka pasur rritje mbresëlënëse në 3 dekada

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 02 August 2021

Tregtia midis Kinës dhe Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) ka pasur një rritje mbresëlënëse qëkur palët vendosën marrëdhëniet e tyre të dialogut 30 vjet më parë, bëhet e ditur në të dhënat zyrtare, cituar nga “Xinhua”.

Ren Hongbin, zyrtar në Ministrinë e Tregtisë, deklaroi se Kina ka mbetur partneri kryesor tregtar i ASEAN për 12 vjet rresht dhe se në vitin 2020 grupi i vendeve aziatike është bërë nga ana e tij partneri kryesor tregtar i Kinës.

Ren vuri në dukje se në gjysmën e parë të vitit tregtia dypalëshe Kinë-Asean ka ruajtur një zgjerim të fuqishëm, duke regjistruar një rritje vjetore prej 38.2%.

-Advertisement-

Në frontin e investimeve, Asean është bërë një nga destinacionet kryesore të investimeve kineze dhe një nga burimet e investimeve të huaja direkte, falë bashkëpunimit të zgjeruar me shpejtësi në sektorë të tillë si prodhimi, bujqësia, infrastruktura, teknologjia e lartë, ekonomia digjitale dhe ekonomia e gjelbër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera