Lajme

Transportonte tre shtetas pakistanezë, kapet në flagrancë i dyshuari në Vërmicë

Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 29 July 2026

Policia ka arrestuar një person në Vërmicë të Prizrenit, nën dyshimin për kontrabandim me migrantë.

Siç bën të ditur policia, rasti ka ndodhur të martën, rreth orës 01:20, kur i dyshuari, mashkull kosovar, është kapur në flagrancë duke transportuar tre shtetas të Pakistanit.

Tre shtetasit pakistanezë janë trajtuar në përputhje me dispozitat e Ligjit për të Huajt, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

-Advertisement-

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy