Sport

Trajneri i Portos ‘kërcënon’ Liverpoolin para ndeshjes së Ligës së Kampionëve!

Autori: Gazeta inFokus 23:38 | 08 April 2019

Trajneri i Porto, Sergio Conceicao këmbëngul se hakmarrja nuk do të jetë faktori motivues për ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.

Sezonin e kaluar, Porto u mposht nga Liverpooli 5-0 në “Estadio do Dragao” në ndeshjen e parë, që rezultoi në një eliminim të hershëm për ekipin portugez.

“Unë kam dëgjuar që ju vazhdimisht bëni këtë pyetje, unë nuk flas për këtë dhe ju vazhdoni të më pyetni për këtë”, tha ai kur u pyet për një hakmarrje.

-Advertisement-

“Nuk ka vend për hakmarrje, është një lojë e futbollit. Të gjitha ndeshjet kanë një histori, por disa janë ndryshe nga të tjerat. Asnjë lojë e vetme nuk mund të ndryshojë karakteristikat e ekipit tonë.”“Nuk më pëlqen humbja. Askush nuk dëshiron të humbasë në fazat e fundit të Ligës së Kampionëve, veçanërisht në ndeshjen e parë në shtëpi. Unë mendoj se është e mundur të fitojmë nesër”, përfundoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera