Lajme

Aliu njofton implementimin e një projekti të rëndësishëm: Në 22 komuna do të instalohen mbi 330 mijë numra zyrtarë të adresave

Autori: Gazeta inFokus 20:23 | 01 November 2024

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se ka filluar projekti për vendosjen e numrave të objektit dhe ndërlidhjes së qytetarit me adresë zyrtare.

Ai tha se në 22 komuna do të instalohen mbi 330 mijë numra zyrtar të adresave.

Sipas tij kjo do t’u ndihmojë qytetarëve që të regjistrojnë adresat e sakta.

-Advertisement-

“Gjithsej, në 22 komuna të vendit do të instalohen mbi 330,000 numra zyrtar të adresave – një hap i rëndësishëm drejt standardizimit të adresave, që do t’i ndihmojë qytetarët në regjistrimin e adresave të sakta, do të përmirësojë sigurinë dhe do të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm dhe planifikimin më  të mirëfilltë urban të komunave”, ka njoftuar Aliu në një postim në “Facebook”.

Njoftimi i plotë:

Fillon Implementini i Projektit për Vendosjen e Numrave të Objekteve dhe Ndërlidhjes së Qytetarit me Adresë Zyrtare.

Sot, vizituam Komunën e Pejës për të parë nga afër implementimin e projektit të vendosjes së numrave të objekteve (publike dhe private), si dhe projektin për ndërlidhjen e qytetarëve me adresën zyrtare.

Gjithsej, në 22 komuna të vendit do të instalohen mbi 330,000 numra zyrtar të adresave – një hap i rëndësishëm drejt standardizimit të adresave, që do t’i ndihmojë qytetarët në regjistrimin e adresave të sakta, do të përmirësojë sigurinë dhe do të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm dhe planifikimin më  të mirëfilltë urban të komunave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera