Lajme

Qasja e Serbisë ndaj Kosovës, Konjufca kërkon angazhim të përbashkët me KFOR-in për garantimin e sigurisë

Autori: Gazeta inFokus 20:47 | 01 November 2024

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajorin Enrico Barduani.

Në këtë takim të parë, kryetari Konjufca e falënderoi gjeneralmajorin Barduani për vizitën dhe e uroi për detyrën e tij të re në krye të KFOR-it.

“Ai u shpreh i bindur se do të vazhdojë të thellohet bashkëpunimi midis misionit të NATO-s dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, duke thënë se ky raport është shumë i rëndësishëm për një gjendje sa më të mirë të sigurisë në vendin tonë dhe stabilitet sa më të qëndrueshëm rajonal”, njofton Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun pranë Kuvendit të Kosovës.

-Advertisement-

Tutje në njoftim thuhet Konjufca ka deklaruar se situata e sigurisë në vendin tonë paraqitet gjithnjë e më e mirë, por se “qasja destabilizuese nga Serbia dhe përpjekjet ruse për ndërhyrje në rajon tregojnë për nevojën e angazhimit të përbashkët e të pandërprerë për garantimin e rendit dhe sigurisë”.

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen dhe shprehu gatishmërinë për angazhim në drejtim të thellimit të bashkëpunimit, në funksion të forcimit gjithnjë e më madh të stabilitetit, me të gjitha sfidat që gjenden përpara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera