Sport

Guardiola pas eliminimit nga Carabao Cup: Jemi në telashe

Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 31 Tetor 2024

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është shprehur i zhgënjyer me eliminim nga Carabao Cup.

‘Qytetarët’ të mërkurën mbrëma u mundën nga Tottenhami (2-1), duke i dhënë fundin kësaj garë për këtë edicion.

Strategu spanjoll thotë se skuadra e tij është në telashe pasi ndaj ‘Spurs’ kishte në dispozicion vetëm 13 futbollistë për shkak të lëndimeve.

-Advertisement-

“Kishim vetëm 13 lojtarë në dispozicion, jemi me të vërtetë në vështirësi. Jemi në telashe. Në 9 vite që kam këtu, kurrë nuk kemi qenë në një situatë të tillë, me kaq shumë lëndim dhe mungesa”, ka thënë Guardiola.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy