Valencia kërkon të shtyhet ndeshja kundër Real Madridit për shkak të përmbytjeve
Autori: Gazeta inFokus
14:29 | 31 Tetor 2024
Valencia raportohet se ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes së La Liga-s kundër Real Madrid për shkak të përmbytjeve të papritura që kanë shkaktuar humbjen e të paktën 62 jetëve në Spanjë.
Spanja po përjeton pasojat e reshjeve të dendura të shiut dhe përmbytjeve vdekjeprurëse që kanë rezultuar në humbjen e të paktën 62 jetëve.
Një nga zonat më të goditura është qyteti Chiva, afër Valencias, që ka pasur një sasi të paparë reshjesh — duke tejkaluar nivelet vjetore — brenda vetëm tetë orësh, duke kthyer rrugët në lumenj dhe shkaktuar shkatërrime të madh.
Për shkak të përkeqësimit të kushteve, sipas “The Athletic”, Valencia ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes së ligës të së shtunës kundër Real Madrid në stadiumin e tyre, “Mestalla”.
Gjithashtu, Valencia duhej të luante një ndeshje jashtë fushe të mërkurën kundër një skuadre të ligës së gjashtë në Parla, një qytet rreth 15 milje larg Madridit.
Për shkak të kushteve të këqija të motit dhe dëmeve të shumta, ndeshja është caktuar për datën 6 nëntor, duke siguruar kohë shtesë që autoritetet lokale të rivendosin sigurinë në zonë.
Qeveria spanjolle ka lëshuar paralajmërime në nivel të kuq për rajonet në jug të Spanjës, duke përfshirë Valencian, që shihet “rrezik ekstrem” për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe rrezikut të përmbytjeve të papritura.
Banorët lokalë janë këshilluar të qëndrojnë brenda dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme, ndërsa zyrtarët punojnë për të pastruar mbeturinat dhe për të vlerësuar dëmet strukturore.
Kërkesa e Valencias për të shtyrë ndeshjen e ardhshme kundër Real Madridit vjen gjithashtu në një kohë të vështirë për klubin në fushë.
Aktualisht në fund të tabelës së La Liga-s, skuadra ka fituar vetëm një nga njëmbëdhjetë ndeshjet e para të këtij sezoni. Performancat e dobëta kanë rritur presionin mbi trajnerin Ruben Baraja, i cili tani përballet me sfida të mëdha për ta nxjerrë skuadrën nga situata e vështirë ku ndodhet.

T� tjera
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...































