Tragjedia në Roskovec: Publikohet momenti kur policia tenton ta bindë 35-vjeçarin të dorëzohet
Autori: Gazeta inFokus
22:02 | 26 July 2026
Janë publikuar pamjet lidhur me tragjedinë në Roskovec të Shqipërisë, konkretisht momentet e operacionit të forcave speciale RENEA, të cilat kanë rrethuar automjetin ku ndodhej 35-vjeçari Refit Buzi, pas pengmarrjes së 24-vjeçares Rozalinda Plaku.
Në video shihen efektivët e RENEA-s dhe negociatorët e Policisë së Shqipërisë, të cilët për disa orë me radhë përpiqen ta bindin të dyshuarin të dorëzohet dhe të lirojë të renë, ndërsa në terren ndodheshin edhe drejtues të Policisë së Fierit dhe prokurorë të Prokurorisë së Fierit që ndoqën nga afër të gjithë operacionin.
Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të negociatorëve për t’i dhënë fund situatës pa pasoja të tjera, Refit Buzi refuzoi të dorëzohej.
Pas një operacioni të gjatë dhe delikat, 24-vjeçarja Rozalinda Plaku u lirua e padëmtuar dhe u dërgua në një zonë të sigurt.
Negociatat e punonjësve të policisë me 35-vjeçarin vijuan edhe për disa orë me radhë, derisa ky i fundit i dha fund jetës brenda makinës.
Ngjarja e rëndë nisi që në orët e para të mëngjesit të së premtes, në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku Refit Buzi shkoi në banesën e ish të fejuarës së tij dhe qëlloi me armë zjarri ndaj prindërve të saj. S
i pasojë e të shtënave humbën jetën dy prindërit e 24-vjeçares, ndërsa më pas autori e mori peng të renë dhe u largua me automjet.
Për disa orë, dhjetëra forca policie, efektivë të RENEA-s dhe negociatorë zhvilluan një operacion të gjerë për lokalizimin dhe izolimin e të dyshuarit, duke bërë çdo përpjekje për ta zgjidhur situatën pa rrezikuar jetën e saj.
Pas lirimit të Rozalinda Plakut, operacioni mori fund me gjetjen e pajetë të 35-vjeçarit brenda automjetit.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe motivet që çuan në një nga krimet më të rënda të ndodhura së fundmi në qarkun e Fierit./TCh

T� tjera
-
Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt
Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për ...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, drejtoresha e Mirëqenies Sociale para Komisionit: Padrejtësisht jam linçuar, puna ime është hartim i politikave, s’trajtoj raste direkt
Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, Albulena Mujaj-Bajraktar...
-
Rasti i Arlindës: Komisioni interviston drejtoreshën e Mirëqenies Sociale
Komisioni Hetimor Parlamentar ka nisur intervistimin e Albulena Muja Bajrakta...
-
Prizren: Nëna me fëmijën largohen nga shtëpia, policia nis kërkimin e tyre
Policia e Kosovës ka bërë me dije se të enjten rreth orës 13:00, është raport...
-
Disa raste të dhun*ës fizike dhe psikike në Kosovë, viktima edhe gratë edhe burrat
Disa raste të dhunës fizike dhe psikike janë raportuar në vende të ndryshme t...
-
A do t’i humbë Kosova Lojërat Mesdhetare? Kjo është përgjigja e ICMG
Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) nuk ka dhënë përgjigje kon...
-
Dita e tretë e qëndrimit në Kosovë: Jakup Krasniqi arrin tek familja, nën masa të shtuara sigurie
Jakup Krasniqi po vazhdon qëndrimin e tij në Kosovë, edhe pse nuk po lihet gj...
-
Graçanicë: Arrestohet i dyshuari për dhun*im
Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten (19 nëntor) një person të dyshuar pë...
-
Krimet Ekonomike intervistojnë drejtorin e Inspektoratit në Prishtinë, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Hetuesit e krimeve ekonomike kanë intervistuar dje drejtorin e Inspektoratit ...
-
U dënua me 18 vjet burgim, rasti u kthye në rigjykim – Endrit Nika sot përballet sërish me akuzën për vra*sje të rëndë
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot, më 20 nëntor, pritet të vazhdojë rig...
-
Sot u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga Rahoveci që humbën jetën në Gjermani
Dy të rinjve nga Rahoveci, Leart Morina dhe Berhan Zeka, të cilët humbën jetë...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Komisioni Hetimor interviston sot 3 zyrtarë institucionalë
Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lid...

































