Tragjedia në Prishtinë, Brestovci: Verifikimi i kranëve dhe siguria në punë nuk mbikëqyren nga Komuna
Autori: Gazeta inFokus
23:05 | 28 July 2026
Pas aksidentit tragjik në një vendpunishte ndërtimore në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë, ku një punëtor humbi jetën dhe një tjetër mbeti i lënduar, drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci, ka dalë me një sqarim publik lidhur me përgjegjësitë institucionale për mbikëqyrjen e sigurisë në punë.
Duke shprehur ngushëllimet për familjen e viktimës, Brestovci ka theksuar se, sipas legjislacionit në fuqi, kontrolli teknik i vinçit (kranit), dokumentacioni përkatës, autorizimet e operatorit dhe zbatimi i masave të sigurisë në punë janë përgjegjësi e Inspektoratit Qendror të Punës.
“Kjo nënkupton se Inspektorati Qendror i Punës është institucioni përgjegjës për të verifikuar, ndër të tjera, nëse vinçi i është nënshtruar kontrolleve teknike të nevojshme, nëse posedon dokumentacionin përkatës, nëse operatori ka autorizimet e nevojshme, si dhe nëse punëdhënësi ka zbatuar të gjitha standardet ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë”, ka shkruar Brestovci .
Ai ka sqaruar gjithashtu se Inspektorati i Kryeqytetit ushtron kompetencat e tij vetëm në bazë të Ligjit për Ndërtim, duke mbikëqyrur zbatimin e lejeve ndërtimore dhe përputhshmërinë e punimeve me projektin e miratuar.
“Inspektorati i Kryeqytetit vepron vetëm brenda kompetencave të përcaktuara me Ligjin për Ndërtim, duke mbikëqyrur zbatimin e lejeve dhe përputhshmërinë e punimeve me projektin”, ka theksuar ai.
Reagimi i drejtorit të Inspekcionit të kryeqytetit, vjen në kohën kur opinioni publik po kërkon përgjegjësi dhe sqarime lidhur me rrethanat që çuan në aksidentin fatal në vendpunishte, ndërsa autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

T� tjera
-
Ymeri-Kurtit: Je me mentalitet të vjetër, ki me ra shumë shpejt
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti ...
-
Kuvendi mbetet në terr, ndërpritet seanca ku po diskutohej për buxhetin
Ndërprerja e energjisë elektrike ka lënë në terr sallën e Kuvendit të Kosovës...
-
Godet era e fortë, bien dritaret nga ndërtesa, dëmtohet një veturë
Në Matiqan të Prishtinës sonte nga një ndërtese kanë rënë dritaret dhe e kanë...
-
Aksident tragjik në rrugën Prishtinë-Podujevë, humb jetën një person me aftësi të kufizuara
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Penuhë të Podujevës, ...
-
Kuvendi në orar të zgjatur, deputetët ende në sallë plenare
Ndonëse ora ka kaluar 22:20, deputetët e Kuvendit të Kosovës ende nuk po i ja...
-
“Telekomi zyrë punësimi për familjarët e pushtetit”, Krasniqi akuzon pushtetin për nepotizëm
Rrezarta Krasniqi ka ngritur akuza për punësime dhe përfitime të familjarëve ...
-
Bajrami – Kurtit: Qe gjashtë vjet në pushtet, ka mbetë tu folë për të kalumen
Pas përplasjes në Kuvend mes kryeministrit Albin Kurti dhe deputetes së LDK-s...
-
Shiroka Pula në Forumin Ndërkombëtar të Strategjisë 2026: Të rinjtë e Kosovës janë të angazhuar në teknologji dhe informacion, njohin disa gjuhë të huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, takoi delegacionin...
-
Kurti e pranon se qytetarët po largohen nga vendi, gjendjen në arsim dhe drejtësinë i rendit si arsye kryesore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Kuvendin e Kosovës për migri...
-
Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së zhvillon takim me homologun nga Shqipëria
Komandanti i Forcës Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Briga...
-
Iu ndal fjala në Kuvend – Rrahmani i përgjigjet Kurtit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, në emisionin “DPT t...
-
Hamza për buxhetin: Nuk garanton as mirëmbajtjen
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kritikuar projektb...
































