Lajme

Tragjedi në Klos, 33-vjeçari humb jetën pasi ra në lumin Mat gjatë ngjitjes me litar

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 12 July 2026

Një aktivitet sportiv në natyrë ka përfunduar në tragjedi në Klos, ku një 33-vjeçar humbi jetën pasi ra në lumin Mat gjatë ngjitjes me litar. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ekipeve të kërkim-shpëtimit, trupi i tij ende nuk është nxjerrë nga uji.

Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës pranë urës së Vashës, në Klos. Viktima është identifikuar si Erkin Lika, i cili po kryente një aktivitet ngjitjeje me litar, kur dyshohet se humbi ekuilibrin dhe ra në ujërat e lumit Mat.

Sipas të dhënave paraprake, 33-vjeçari dyshohet se është tërhequr nga një gropë e thellë me rrymë thithëse në një segment të lumit, duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit, shkruan RTSH .

-Advertisement-

Menjëherë pas njoftimit për ngjarjen, në vendngjarje mbërritën forca të shumta të kërkim-shpëtimit, përfshirë edhe palombarët e repartit RENEA, të cilët nisën operacionin për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit nga uji.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, deri tani kërkimet nuk kanë dhënë rezultat dhe trupi i pajetë i 33-vjeçarit ende nuk është nxjerrë nga lumi. Autoritetet vijojnë operacionin në zonën pranë urës së Vashës, ndërsa pritet që hetimet të zbardhin plotësisht rrethanat e këtij aksidenti tragjik.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy