Topi i Artë, as Cristiano, as Messi, ja kё zgjedh “Fenomeni”
Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 15 October 2021
Ronaldo “Fenomeni” do t’ia jepte Topin e Artë Karim Benzemasё. Lufta për trofenё më prestigjioz individual këtë vit duket më e hapur se kurrë. Me hegjemoninë e Cristiano Ronaldos dhe Messit gjithnjë e më të lëkundur, ka disa kandidatë të tjerë.
Messi, që ka fituar Kupën e Amerikës me Argjentinën dhe që kaloi te PSG, duket si favoriti natyral, por konkurrenca nuk mungon. Kampioni i Europës me Italinë dhe po ashtu me klubin e tij Chelsea-n, Jorginho, është një ndër më të kuotuarit. Pastaj është dhe Lewandowski, që vuajti mungesën e dorëzimit të çmimit vitin e kaluar.
Ronaldo dhe Mbappe gjithashtu do të marrin vota. Në ditët e fundit ndërkohë rriten edhe kuotat e Benzemasë. Qendërsulmuesi ka dhe mbështetjen e disa ish-kampionëve të famshëm. I fundit është Ronaldo, dikush që ka fituar dy Botërorë dhe po kaq Topa të Artë. Një zë që ia vlen të dëgjohet dhe, duke qenë se bëhet fjalë për një qendërsulmues, ai i Ronaldos është një zë edhe më autoritar.
Mbështetja e tij vjen nëpërmjet Instagramit, ku shkruan: “Pa dyshim, kandidati im për Topin e Artë është Bernzema. Sulmuesi më i mirë. Në nivele shumë të larta prej 10 vitesh dhe kampion, nuk mendoni dhe ju kështu?”
Beson ndërkohë dhe Canavaro, edhe ai një mbështetës i Benzemasё. 2021 i tij në fakt si vit kalendarik është i nivelit më të lartë. 34 gola dhe 15 asiste, por nuk fitoi dot titullin në Spanjë. Në Europian, me Francën nuk arriti dot finalen. U ringrit në Nations League ku udhëhoqi shokët e skuadrës drejt triumfit me dy gola të rëndë kundër Belgjikës dhe Spanjës. Nuk duhet harruar që është francez, ashtu si dhe revista që dorëzon titullin, që duhet thënë se deri më tani nuk ka mbajtur krah. Francezi i fundit që e ka fituar është Zidane nё vitin 1998, ndërkohë që Griezmann për ta fituar nuk i mjaftoi një Botëror. Mbetet për t’u parë tani se sa ndikim do të ketë mbështetja e “Fenomenit”.
Të tjera
-
Konjufca: Kosova meriton dhe duhet të anëtarësohet pa kushtëzime shtesë në KiE
Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk ...
-
Takohen O’Brien, Escobar dhe Lajçak, i koordinojnë strategjitë për Kosovën e Serbinë
Asistent Sekretari i Departamentit të Shtetit, Jim O’Brien, ka pritur sot në ...
-
Osmani: Kosova storie suksesi e mbështetjes së SHBA-së, Serbia po punon kundrejt gjithçkaje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se pati një diskutim përmbajtësor ...
-
Me tupana dhe flamuj, VLEN festë të madhe edhe në Tetovë
Me tupana dhe flamuj, VLEN feston edhe në Tetovë rezultatin zgjedhor për zgj...
-
Këto janë rezultatet nga numërimi i më shumë se gjysmës së votave në zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të pa...
-
Zyra e BE-së në Kosovë shpall “Evropianin e vitit”
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë për vitin e nëntë radhazi ka ndarë çmimin...
-
Presidencialet në RMV: Siljanovska Davkova po prin ndaj Pendarovskit
Kandidatja për presidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silja...
-
BDI shpall fitoren në Tetovë
Sot në Maqedoninë e Veriut, janë mbajtur dy procese zgjedhore. Është zhvil...
-
Holtgen: Kosova nuk është në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave të KiE
“Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ar...
-
KSHZ: Zgjedhjet ishin korrekte, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në konferencën e fundit për media ka njoft...
-
Katër të lënduar në një aksident mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur mes një veture ...
-
Asociacioni – pritë në rrugën e Kosovës drejt KiE-së
Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës...