Lajme

“Tokë e askujt”, “Financial Times” korrigjon intervistën me Ramën: E ka pasur fjalën për Veriun

Autori: Gazeta inFokus 18:15 | 04 October 2023

Gazeta prestigjioze amerikane “Financial Times”, përkatësisht gazetari Marton Dunai, ka dalë me një sqarim në profilin e tij në platformën “X” duke treguar se e kanë korrigjuar intervistën me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, në pjesën kur ka folur për Kosovën dhe tensionet në veri.

Gazeta amerikane FT tashmë ka vënë sqarimin tek teksti kur Rama flet për “tokën e askujt”, duke sqaruar se e ka pasur fjalën për pjesën veriore të Republikës së Kosovës dhe jo për Kosovën.

“Ne e kemi ndryshuar këtë artikull për të sqaruar se kryeministri shqiptar Edi Rama po diskutonte problemet në veri të Kosovës, jo në të gjithë vendin”, ka shkruar gazetari i mediumit.

-Advertisement-

Rama për FT ka deklaruar se veriu i Kosovës është shndërruar në tokën e askujt ku të gjitha krimet kombinohen me nacionalizimin në rritje.

“Kosova është një pikë e nxehtë”, tha Rama. Me kalimin e viteve “[Veriu i Kosovës] është bërë një tokë e askujt ku të gjitha llojet e krimeve kombinohen me nacionalizmin në rritje. Kufiri mes krimit dhe politikës është zbehur”, u shpreh ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera