Lajme

Tjetër humbje për Putinin! Vritet oficeri i 40-të rus në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 17:18 | 14 April 2022

Raportohet se Rusia ka humbur oficerin e 40-të të lartë të ushtrisë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, shkruan Daily Mail, përcjell Periskopi.

Lejtnant Kolonel Denis Mezhuev është vrarë në vijë të frontit, sipas raportimeve lokale.

Mezhuev kishte nën komandë një regjiment nga divizoni i gardës së parë të armëve të motorizuara, e cila lëvizi në ditët e fundit nga Kievi në drejtim të zonës lindore të luftimeve.

-Advertisement-

Një politikan rus në një postim në rrjetet sociale shkruan: “Denis Mezhuev u vra në betejë. Djali i tij duhet të jetë krenar me babain e vetë”.

Ukraina thotë se deri më tani Rusia ka humbur 7 gjeneralë dhe 33 kolonelë.

Shkalla e lartë e vdekjeve mohon pretendimin e presidentit rus, Vladimir Putin, se “operacioni special ushtarak” është duke shkuar sipas planit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera