Lajme

Therje me thi*kë në qendër të Podujevës – Një person dërgohet në spital, arrestohet i dyshuari

Autori: Gazeta inFokus 21:16 | 17 July 2026

Një rast i rëndë njoftohet të ketë ndodhur sonte në Podujevë, ku një person është therur me thikë.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Kjo e fundit ka shtuar edhe se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, dhe se, lidhur me rastin, policia ka arrestuar një të dyshuar.

-Advertisement-

‘’Sot rreth orës  19 :00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në sheshin e qytetit në  Podujevë.

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person.

Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që për përfshirje në këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar’’, ka thënë ajo për Express.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy