Lajme

 Thellohet skandali që ka përfshirë Parlamentin Evropian: Eva Kaili thyen heshtjen nga burgu, tregon kush ia jepte urdhrat

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 14 December 2022

“Nuk është e vërtetë që kam pasur një axhendë personale që e kam përdorur në shtetin e Katarit”, tha ish-nënkryetarja e PE, Eva Kaili, në deklaratën e parë që ka bërë nga burgu. Për mediat fjalën e saj e përcolli avokati mbrojtës, Michalis Dimitrakopoulos.

Avokati foli me emra, duke pretenduar se “urdhrat” vinin nga zyra e kryetares së Parlamentit Europian, Roberta Metsola.

Mediat greke shkruajnë se Kaili ka shpieguar se “që nga viti 2019 ka pasur diskutime nga Bashkimi Evropian dhe Komisioni Evropian që duhet të hapë dhe zhvillojë marrëdhëniet me Katarin, Kuvajtin dhe Omanin, sepse ishte një rajon në zhvillim”, tha Michalis Dimitrakopoulos dhe vijoi duke cituar deklaratën e Eva Kailit:

-Advertisement-

“Ajo më tha se Joseph Borrell dhe komisioneri Johansson ishin njerëzit që morën vendimin e parë për Katarin. Zonja Metsola bëri një komision për zhvillimin e marrëdhënieve të Parlamentit Evropian me Katarin dhe bëri përfaqësuesen e saj zonjën Kaili dhe të gjitha kontaktet që pati në Katar dhe ato që tha ishin në përputhje me ato që i bënin jehonë pikëpamjeve të Komisionit. Me të ishte vazhdimisht dikush nga Parlamenti Evropian”.

Në përfundim, Dimitrakopoulos theksoi: “Është gabim dhe lajthitje të flitet për skandalin më të madh në BE kur nuk dimë as pak nga shkresat e lëndës”, duke përsëritur se klientja e tij deklaron të jetë e pafajshme.

Teksa është pyetur për shumën e parave të gjetura në shtëpinë e klientes së tij dhe foton e publikuar të tyre nga media belge, avokati Dimitrakopoulos tha: “Zonjës Kaili i janë gjetur para, por nuk vijnë nga Katari, nuk ka lidhje ryshfeti me Katarin, nuk i ka dhënë ryshfet, nuk kanë pasur nevojë. Në fakt, në janar 2023 u vendos që emiri i Katarit të shkonte të fliste në Parlamentin Evropian.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera