Sport

“The Sun” zbulon të ardhmen e Solskjaer, ky është vendimi i Unitedit

Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 05 October 2021

Ole Gunnar Solskjaer nuk pritet të shkarkohet nga Manchester United, së paku për momentin, për shkak se klubi është në mbështetje të plotë të norvegjezit, raporton “The Sun”.

Trajneri i “Djajve të Kuq” është përballur me disa rezultate të ndërlikuara dhe po e presin ndeshje edhe më të vështira në vazhdim dhe nevojitet një sforim i madh për t’i bindur drejtuesit që të vazhdojnë të besojnë tek ai.

Por pavarësisht kësaj, ai ka mbështetjen e plotë të udhëheqësve te klubit nga “Old Trafford”, pavarësisht sugjerimeve se e ardhmja e tij është nën vëzhgim në javët e ardhshme.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera