Thaçi: Ushtria do ta forcojë shtetin e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
10:27 | 28 April 2017
Presidenti i Kosovës në një intervistë për televizionin publik zviceran (SRF), ka folur për transformimin e FSK-së, perspektiven evropiane të Kosovës dhe për rolin destabilizues të Serbisë në rajon.
Sipas tij, transformimi i FSK-së do të forcojë shtetësinë e Kosovës, meqë nuk ka shtet të fortë pa ushtri, duke thënë se tani është koha e duhur që ky proces të përmbyllet.
“Ne kemi pritur tepër shumë dhe ka ardhur koha tani dhe kjo do të ndodhë”, ka paralajmëruar presidenti për SRF. Në këtë intervistë, Thaçi ka folur edhe për rolin destruktiv të Serbisë, e cila është shndërruar në epiqendër të destabilitit në Ballkan.
“Serbia është qendra e problemeve që inicion konflikte të panevojshme me të gjitha shtetet e rajonit dhe fqinjët e saj”, ka thënë Thaçi, duke shtuar Serbia është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor dhe mban përgjegjësinë për gjenocid në Bosnje, Kosovë dhe shtete të tjera.
Megjithëkëtë, Thaçi në këtë intervistë për televizionin publik të Zvicrës ka thënë se dialogu nuk ka alternativë. Sipas tij, dialogu duhet të udhëhiqet nga njerëzit që kanë një mandat, të cilët marrin përgjegjësi dhe që kanë besimin nga qytetarët.
“Unë besoj në angazhimin aktiv dhe në të gjitha anët dhe ne duhet të përpiqemi të mbyllim më shpejt çështjet e hapura midis Kosovës dhe Serbisë. Unë jam kundër zvarritjes së procesit dhe që nuk përfundon kurrë”, ka shtuar ai.
Thaçi ka folur edhe për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke thënë se Zvicra dhe ushtarët zviceranë si pjesë e NATO-s kanë dhanë një kontribut të shkëlqyeshëm në Kosovë.
“Ne kemi një diasporë të madhe dhe të fortë në Zvicër, e cila është shumë mirë e integruar. Kosova dhe Zvicra janë të familjarizuara me njëra-tjetrën dhe mendoj që për sa kohë që NATO qëndron këtu, paqja dhe siguria do të jenë më të fuqishme në Kosovë dhe në rajon”, ka thënë ai.

Të tjera
-
“Kërkoi intervenimin e NATO-s më 1998 dhe e mendova si naiv”, ambasadori suedez rrëfen për takimin me Kurtin
Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, në një intervistë për Tëvë1...
-
Qeveria mban mbledhje, miraton një varg rregulloresh që lidhen me pagesat në sektorin publik
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka mir...
-
Ukraina dhe Rusia konfirmojnë shkëmbimin e ushtarëve të burgosur
Qindra të burgosur të luftës rusë dhe ukrainas janë rikthyer në shtëpi pas sh...
-
Opozita insiston në përfshirjen e veteranëve në Ligjin për pagën minimale
Rritja e pagës minimale nga Qeveria e Kosovës, ka më shumë se shtatë muaj që ...
-
Kishida shkarkon sekretarin e tij për shkak të komenteve homofobike
Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, ka shkarkuar Sekretarin e Zyrës, Masa...
-
Pakistan bllokon faqen e Wikipedias
Autoritetet pakistaneze kanë bllokuar qasjen në enciklopedinë online, Wikiped...
-
“Det i tërbuar”, pezullohet lundrimi nga Vlora
Është pezulluar këtë të shtunë lundrimi i tragetit Vlorë- Brindizi. Sipas ...
-
LDK kërkon të pezullohet dyfishimi i tatimit në pronë
Për t’u lehtësuar barra e qytetarëve që janë goditur nga inflacioni i lartë, ...
-
Mediat serbe: Me mbështetjen e Britanisë së Madhe, Albin Kurti kushtëzon Asociacionin
Mediumi serb “Novosti”, ka shkruar një artikull se kryeministri Albin Kurti v...
-
Kritikat e opozitës, Gërvalla: Nuk jam anëtar i asnjë partie politike
Drejtori i ri i transmetuesit publik RTK, Rilind Gërvalla ka reaguar pas krit...
-
Daçiq: Qëndrimi i SHBA-së ndaj nesh ka ndryshuar
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, pas kthimit nga Washing...
-
Manifestime në Shkup për Goce Dellçev nën masa të rrepta sigurie
Nën masa të rrepta të forcave të sigurisë, të shtunën në Shkup kanë nisur akt...