Lajme

Thaçi thotë se më Serbinë mund të arrijmë paqe vetëm kur të flasin të turpëruar për krimet e Millosheviqit

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 07 December 2019

Pas deklaratave të Presidentit të Serbisë , Aleksandër Vuçiq rreth masakrës së Reçakut, ka reaguar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi në një postim të tij në twitter ka shkruar se Vuçiq flet me krenari për gjenocidin serb, transmeton Gazeta inFokus.

Po ashtu ai ka bërë një krahasim se si kancelarja gjermane, Angela Merkel, flet për Aushvicin duke u ndjerë e turpëruar, ndërsa presidenti i Serbisë e bënë krejt të kundërtën.

-Advertisement-

“Kancelarja Merkel në mënyrë dinjitoze foli në Auschwitz për turpin e autorëve të krimit. Udhëheqësit serbë flasin me krenari për gjenocidin. Ne do të arrijmë paqe për gjeneratat e ardhshme të Ballkanit, vetëm kur në diskutimet për atë që la pas Millosheviqi ata do të shprehin turp dhe vetë, turp”, ka shkruar Thaçi..

Merkel  kishte deklaruar se ndihet e trupruar përballë krimeve barabare që u kryen nga gjermanët, krime që kapërcejnë kufijtë e gjithçkaje të prekshme.

“Mbushem me tmerr dhe tronditje kur përballem me krimet dhe tmerret që u janë shkaktuar grave, burrave dhe fëmijëve në këtë vend”, kishte deklaruar ajo.

Ndërsa Presidenti Aleksandar Vuçiq e quajti të falsifikuar Masakrën e Reçakut ,e diplomatin amerikan, Ëilliam Walker, i cili i tregoi botës për krimet që ndodhën aty gjatë kohës së luftës, e quajti mashtrues.

Deklarata të tilla erdhën edhe nga disa zyrtarë të lartë të shtetit serb pas dënimit me dy vjet burgim të ish-ministrit Ivan Todosijeviq që e tha të njëjtën derisa ishte në këtë post në qeverinë e kaluar të Kosovës.

Rreth këtyre deklaratave të Vuçiqit, gjatë ditës së premte, avokati Tomë Gashi përfaqësues juridik i viktimave të Reçakut, ka treguar se është bërë kallëzim penal kundër Presidentit të Serbisë, për nxitje të urrejtjes./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera