Lajme

“Termokosi” zgjeron rrjetin, ngroh edhe 62 objekte banesore në kryeqytet

Autori: Gazeta inFokus 20:01 | 11 February 2023

Në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet kanë filluar punimet për vendosjen e rrjetit të ngrohjes së Termokosit.

Në ketë pjesë të Prishtinës pritet të kyçen 62 objekte banesore, ku do të jenë të përfshira 767 njësi banesore.

Këto punime, sipas ndërmarrjes Termokos, janë pjesë e projektit që janë kyçur edhe lagjet e tjera të Prishtinës si “Mati 1” e “Arbëria”.

-Advertisement-

Ky projekt është donacion nga qeveria gjermane dhe ajo e Luksemburgut nëpërmes Bankës Gjermane për Zhvillim në bashkëfinancim me “Termokosin”, raporton Klan Kosova.

Tërë puna për kyçjen e këtyre lagjeve pritet të përfundojë në fund të këtij viti. Derisa nga viti tjetër, faturimi pritet që të bëhet sipas konsumit nga ana e konsumatorëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera