Rajoni dhe Bota

Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte mangnituda

Autori: Gazeta inFokus 21:15 | 14 August 2020

Një tërmet me magnitudë 3.1 është regjistruar në qarkun e Elbasanit, rreth 9 kilometra nga Librazhdi, pasditen e sotme.

Lëkundja ka qenë e lehtë, dhe fatmirësisht nuk raportohet për asnjë dëm.

Prej disa javësh në vendin tonë janë shënuar lëkundje tërmeti në qarqe të ndryshime, kryesisht në Korçë, e fundit kjo që tërmetin më të fortë dhe me dëme materiale e regjistroi në shtator.

-Advertisement-

Në 26 nëntor vendi ynë u trondit nga një tjetër tërmet i fortë, i cili i mori jetën më shumë se 50 persona, ndërsa epiqendra e tij ishte në detin Adriatik, në afërsi të Durrësit.

Durrësi ishte edhe qyteti ku u shënuan dëmet më të shumta materiale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera