Lajme

Tërment i fortë trondit Meksikën

Autori: Gazeta inFokus 07:41 | 20 September 2022

Për herë të tretë në katër dekadat e fundit Meksia u trondit nga një tërmet më 19 shtator. Epiqendra ishte në brigjet e Paqësorit.

7,6 ballë ka qenë goditja e tërmetit, sipas autoritetit të SHBA-së USGS, ndërsa në Meksikë Instituti i Sizmiologjisë ka regjistruar forcën 7,4. Epiqendra ndodhej, sipas kepsrtëve në një thellësi prej 15,1 km në juglindje të qytetit Aquila në shtetin federal Michoacán në brigjet meksikane të Paqësorit. Autoritet si masë mbrojtëse paraprake dhanë alarm për cunami. Një person ka gjetur vdekjen, sipas presidentit Andrés Manuel López Obrador, në qytetin port Manzanillo në shtetin federal Colima pasi një murë i rrëzuar e ka zënë përfund. Ekspertët kanë regjistruar mbi 70 goditje pasuese, ndër to më e forta në shkallën 5,1.

Në internet qarkullojnë imazhe, që duhet të jenë nga rajoni i prekur nga tërmeti. Pamjet tregojnë shtëpi të shkatërruara. Dëshmitarët okularë nga qyteti Meksiko tregojnë për ndërtesa që lëkunden. Në kryeqytet nuk raportohet për dëme deri tani, deklarii kryebashkiakia Claudia Sheinbaum Pardo. Megjithatë sipas saj ende nuk ka një pasqyrë të saktë të përgjithshme të situatës. Në disa pjesë të qytetit Meksiko u ndërpre elektriku. Qyteti ndodeht rreth 400 km larg epiqendrës së tërmetit. Në kryeqytet sapo kishte përfunduar një stërvitje për mbrojtjen nga katastrofat. Të tilla stërvitje zhvillohen zakonisth më 19 shtator.

-Advertisement-

Pas lëkundjeve të tokës shumë njërëz në kryeqytet dolën nëpër rrugë.

Ky është tërmeti i tretë i fuqishëm që godit Meksikën pas tërmeteve më 1985 dhe 2017. Më 19 shtator 1985 nga një tërmet 8,1 ballë në qytetin Meksiko hmbënjetëm mbi 10.000 vetë. Qindra godina u shkatërruan. Më 2017 po në 19 shtator një tërmet 7,1 ballë ishte vdekjeprurës për gati 370 vetë, shumica në kryeqytet. Pronari i një dyqani në lagjen Cuauhtemoc tha: “19 është një ditë prej së cilës duhet të frikësohemi.”

Meksika kufuzohet me oqeanin Paqësor dhe atë Atlantik dhe është një ndër vendet me aktivitet intensiv sizmik në botë. Territori shtetëror shtrihet mbi pesë pllaka tektonike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera