Lajme

Tenton ta ndalojë një përleshje, 21-vjeçari në Fushë Kosovës e pëson keq – e therin me thikë

Autori: Gazeta inFokus 20:26 | 14 April 2022

Një 21-vjeçar është therur me thikë pasi tentoi t’i ndajë disa persona që ishin duke u përleshur në rrugën “Pajazit Islami”, në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se i riu A.H,, e pësoi pasi tentoi t’i ndalojë të dyshuarit duke u rrahur, njëri prej tyre e ka therur me thikë në krah dhe në shpinë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima fillimisht është dërguar në QKMF në Bresje për trajtim mjekësor, por për shkak të lëndimeve është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

-Advertisement-

Sipas të njëjtave burime, i riu është intervistuar nga zyrtarët policorë dhe ka dhënë deklaratën e tij se si ndodhi ngjarja.

Ndërsa të dyshuarit janë kërkuar nga njësia policore, por të njëjtit nuk janë gjetur ende.

Prokurori kujdestar në Krimet e Rënda ka dhënë urdhër që ky rast të iniciohet si “lëndim i lehtë trupor” dhe “sulm”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera