Lajme

Tensionohet protesta/ Thyhet njëri nga kordonët e policisë, protestuesit i afrohen Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 16 June 2022

Kordoni i parë i vendosur nga policia në hyrje të oborrit të Kuvendit të Kosovës tashmë është thyer nga protestuesit.

Policët e vendosur në vijën e parë nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë turmës e cila është nisur drejt objektit.

Aty tashmë është pozicionuar njësia speciale e cila po i paraqet pengese protestuesve për të arritur qëllimet e tyre.

-Advertisement-

Ndërkohë organizatorët e protestës në vazhdimësi po kërkojnë që protesta të jetë e qetë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera