Tensionet në veri të Kosovës, Berisha: Vuçiç po luan me zjarrin, po bën thirrje luftënxitëse
Autori: Gazeta inFokus
21:40 | 10 December 2022
Pas situatës së tensionuar në veri të Kosovës ka reagur edhe kreu i PD, Sali Berisha.
Ai shkruan në Facebook se Vuçiç po luan me zjarrin dhe po bën thirrje luftënxitëse.
Postimi i Berishës:
Serbomadhi Aleksander Vuçiç po luan me zjarrin!
Deklarimi i tij për futjen e 1 mijë ushtarëve serb ne Kosovë është thirrje luftënxitëse.
Të dashur miq, Presidenti i Serbomadhisë, Putini i vogël, po i bie këto kohë brirëve të konfliktit të ri në rajon. Paramilitar, forca speciale e tij dhe banda kriminale me mercenarët e Ëagner po bëjnë gjithçka të destabilizojnë veriun e Republikës së Kosovës. Çdo natë vendosin eksplozive, shkrepin breshëri kundër forcave të Policisë së Kosovës që sigurojnë rendin, jetën dhe veprimtarinë normale të banorvë të zonave të Veriut të Kosovës. Këta kriminelë kanë plagosur me armë zjarri anëtarë në detyrë të forvave policore të Kosovës, bllokojnë rrugë dhe djegin makina. E gjithë kjo veprimtari subversive, kriminale e Beogradit ndaj Kosovës udhëhiqet direkt nga serbomadhi Aleksander Vuçiç apo Putini i vogël i cili ka shndërruar Serbinë, sot me shumë se kurrë, në Rusi të vogël në prapavijë shumë të rrezikshme të Rusisë në mbështetje të agresionit të saj barbar ndaj Ukrainës dhe ambicieve të Putinit në Ballkan. Këto ditë Aleksander Vuçiç, vendi i të cilit është në Gjykatën e Hagës si Geobels i Millosheviçit dhe frymëzues dirket i genocidit serb në Bosnje dhe Kosovë, deklarohet për futjen e 1000 ushtarëve serb në Kosovë. De facto ai deklarohet për fillimin e një konflikti të ri në Kosovë. Në këto deklerata luftënxitëse ai mbeshtet jo vetem nga padroni i tij në Kremlin, por edhe nga vasali i tij në Tiranë, Edi Rama i cili është një armik i vërtetë i kombit shqiptar dhe mbrojtes i shpifur i qëndrimit të padronit të tij ndaj Rusisë.
Duke mbeshtetur në emër te Partisë Demokratike, fuqimisht, autoritet e Kosovës, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, dënoj me ashpërsinë më të madhe përpjekjet e presidentit të serbomadhisë Vuçiç për të ndezur flakët e nje konflikti të ri në rajon. Gjithashtu i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të vendos atë sa me shpejt para Gjykatës dhe ligjit ndërkombëtar për genocid dhe krime lufte si kusht themelor që të vendoset paqe e qëndrueshme në rajonin tonë.
Policia e Kosovës ka njoftuar mbrëmjen e sotme se ka pasur të shtëna me armë zjarri në rrugën që shpie në drejtim të pikës kufitare të Bërnjakut.
Policia e Kosovës gjithashtu njoftoi se në vetëmbrojtje, njësitë policore janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen me armë zjarri grupeve kriminale të cilët janë larguar në drejtim të panjohur.

Të tjera
-
Konstituimi i Kuvendit dështon prapë: Mandati i deputetëve në rrezik?
Më 7 korrik u regjistrua përpjekja e 43-të e pasuksesshme e deputetëve të zgj...
-
Sala Jashari e vazhdoi seancën me deputetët e ish-opozitës
Deputetja e betuar e PDK-së, Sala Jashari, sot e vazhdoi seancën me deputetët...
-
Ramadani: A ka VV bile një patriot a patriote që do të ngrejë zërin kundër diktatit?
Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka pyetur nëse ka persona në VV-s...
-
Vdes në moshë të re minatori i Trepçës, Rexhep Pllana
Një lajm i trishtë ka goditur komunitetin e minatorëve dhe familjen e madhe t...
-
Dështoi 43 herë, Haxhiu sërish me akuza për opozitën
Pas dështimit të 43-të radhazi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kandid...
-
Situatë e rënduar në Teksas – të paktën 81 të vdekur e mbi 40 të tjerë të zhdukur
Të paktën 81 persona janë konfirmuar të vdekur në Teksasin qendror dhe 41 të ...
-
Peci pyetet se pse edhe OJQ-të e Presidentja po e interpretojnë ndryshe nga ta aktgjykimin e Kushtetueses: Është çështje e shijes…
Deputeti i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci tha se çës...
-
Izmaku e Nisma-s: S’ka takim të ri me LVV-në – mungesë totale e vullnetit politik të partive të mëdha për ta gjetur zgjidhjen
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku tha se nuk ka pasur asnj...
-
Hasani i PDK-së: Të gjitha partitë janë përgjegjëse për bllokimin e konstituimit të Kuvendit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka deklaruar se...
-
I refuzohet kërkesa Thaçit për veçim të procedurës në rastin kundër administrimit të drejtësisë
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, kanë marrë vendim me të cil...
-
Musliu-Shoshi: “Ushtrojeni detyrën paanshmërisht”, Dehari kërkoi t’i ndalet fjala deputetes së PDK-së
Në kërkesën e tij për propozimin e një deputeti nga secila parti për formimin...
-
Dështon edhe seanca e 43-të e Kuvendit – turpi politik vazhdon
Për të 43-tën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të zgjedhë krye...