Lajme

Ramadani: A ka VV bile një patriot a patriote që do të ngrejë zërin kundër diktatit?

Autori: Gazeta inFokus 12:33 | 07 Korrik 2025

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka pyetur nëse ka persona në VV-së që dalin kundër “diktatit”, duke nënkuptuar për situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se është e “është e pakuptueshme se si asnjë deputet a deputete nga VV nuk merr guximin qytetar e kombëtar të denoncojë këtë logjikë diktati anti-demokratik, që po e cenon edhe sigurinë kombëtare!”

Shkrimi i tij:

-Advertisement-

A ka VV bile një patriot a patriote që do të ngrejë zërin kundër diktatit?

Është e pakuptueshme se si asnjë deputet a deputete nga VV nuk merr guximin qytetar e kombëtar të denoncojë këtë logjikë diktati anti-demokratik, që po e cenon edhe sigurinë kombëtare!

Një numër prej tyre në nivele private shfaqin revoltë të madhe personale ndaj mënyrës se si VV e ka bllokuar shtetin!

Pse nuk marrin guxim politik, qytetar e kombëtar ta nxjerrin këtë para popullit?

Do të ishte patriotike bërja publike e kësaj pakënaqësie para popullit!

Mos u frikësoni ta thoni të vërtetën!

P.S

Nuk është spin, revolta është reale. Shpresoj se sa më parë e nxjerrin vet në publik të tillët brenda VV-së.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy