Lajme

Bekë Berisha përsërit qëndrimin për ta votuar këdo nga LVV për kryeparlamentar/e: Të gjithë të njëjtë janë

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 07 July 2025

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, është shprehur se do të votonte cilindo kandidat për kryetar të Kuvendit të Kosovës që propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), duke theksuar se për të nuk ka dallim mes tyre.

Para vazhdimit të seancës konstituive, Berisha tha se mungesa e vullnetit politik po e zvarrit procesin dhe se situata do të ishte zgjidhur nëse do të kishte më shumë gatishmëri për bashkëpunim, shkruan Gazeta Infokus.

“Nëse ka vullnet për të dalë nga kjo situatë, duhej të ishte vepruar ndryshe. Po bisedojmë pak, por aty ka merake të ndryshme – dikush do këtë, dikush atë. Unë çka dalloj nga grupi, është që për mua janë të gjithë njësoj. Nuk ke çka zgjedh, cilindo ta qesin, le ta qesin – me Kushtetutë i takon. Votone cilido që është,” deklaroi Berisha.

-Advertisement-

Ai nënkuptoi se për AAK-në nuk përbën dallim emri i kandidatit, përderisa është nga partia fituese dhe i plotëson kriteret kushtetuese për postin e kryetarit të Kuvendit.

Kuvendi i Kosovës vazhdon të përballet me bllokadë për zgjedhjen e kryesisë, pasi Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka arritur të sigurojë mbështetje të mjaftueshme për votimin e kandidatit të saj për kryetar Kuvendi.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy