Tender kompanisë me çmimin më të lartë
Autori: Gazeta inFokus
09:09 | 22 June 2017
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur shumë shkelje në Komunën e Rahovecit. Gjatë auditimeve të pasqyrave financiare Auditori ka gjetur se në projektin “Blerja e instrumentit gjeodezik” Komuna kishte lidhur kontratë me kompaninë me çmimin më të lartë, edhe pse sipas Komisionit për Vlerësimin e Ofertave operatori me çmimin më të ulët i kishte përmbushur kriteret, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Shumë shkelje ka evidentuar Zyra Kombëtare e Auditimit gjatë auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2016 në Komunën e Rahovecit, e cila drejtohet nga Idriz Vehapi.
Në projektin “Blerja e instrumentit gjeodezik” Komuna kishte lidhur kontratë me operatorin ekonomik me çmimin më të lartë, edhe pse sipas komisionit për vlerësimin e ofertave operatori me çmimin më të ulët i kishte përmbushur kriteret dhe ishte i përgjegjshëm.
Sipas ZKA-së, kontrata ishte lidhur në vlerë 11,978 euro, ndërsa çmimi i ofruar nga operatori ekonomik konkurrent ishte 9,250 euro.
Më tutje, Zyra e Prokurimit nuk e kishte njoftuar me shkrim OE-në të eliminuar nga tenderi lidhur me arsyet e eliminimit.
Po ashtu në tri raste Zyra e Prokurimit nuk kishte njoftuar me shkrim operatorët ekonomikë për arsyen e eliminimit të tyre nga tenderi, shkruan tutuje “Zëri”.
“Shpërblimi i OE-së me çmimin më të lartë ndikon në dëmtimin e buxhetit komunal. Mosnjoftimi i OE-së me shkrim për eliminim nga tenderi i pamundëson OE-së të eliminuar që të bëjë ankesa në institucionet kompetente. Kryetari duhet t’i analizojë arsyet pse në rastet e mësipërme nuk janë zbatuar kërkesat e prokurimit me konsistencë dhe në të ardhmen siguroi se janë shpërblyer OE-të me çmimet më të volitshme për Komunën, si dhe do të bëhet me shkrim njoftimi i OE-së për eliminim nga tenderi”, thuhet në raportin e ZKA-së

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...

































