Rozë

Temperaturat e larta boshatisin Shkupin (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 26 June 2017

Temperaturat e larta kanë boshatisur qendrën e kryeqytetit të Maqedonisë. Matjet e termometrit flasin se gjatë ditës së sotme temperaturat do të arrijnë deri në 33 gradë, ndërkaq më alarmante pritet të jetë gjendja të shtunën e ardhshme kur temperaturat do të arrijnë deri në 41 gradë Celsius, raporton Alsat-M.

Gazeta Express në vazhdim përcjell raportin e plotë të Alsatit:

Ata pak qytetarë që takuam nëpër rrugë ankohen se kryeqyteti nuk ofron vende të mjaftueshme për freski gjatë kësaj periudhe të nxehtë vere.

-Advertisement-

“Nuk kemi pishina mjaftueshëm nëpër qytet, ferr është. Shteti duhej të kujdesej për këtë gjë por çfarë të bëjmë. Duhet të punohet në këtë drejtim, Shkupi nuk është vend i vogël,  mbi një milion njerëz gravitojnë, unë se di çfarë po bën Qeveria”.

“Çezmat e para që ishin i hoqën, i vendosën këta çezma që s’janë të mira, kanë shumë pak ujë dhe me shtypje”.

 “Nuk ka mjaftueshëm çezma nëpër qytet. Këndej nuk ka asnjë çezmë të vetme, ka ana tjetër andej ka vetëm një. Pikërisht në këtë rrugë duhet të jetë më në rregull”.

“Vetëm vizitorët që kalojnë… në mbrëmje ka frekuentim më shumë, ndërsa gjatë ditës ata të cilët ende nuk kanë shkuar në pushim shëtisin, shikojnë- shprehen disa qytetare- shprehen disa qytetarë.

Mjekët rekomandojnë që pa nevojë të mos dilet jashtë gjatë periudhës nga ora 11 deri në orën 16. Të sëmurët kronik të marrin terapinë e rregullt, ndërkaq të konsumohet ushqim më i lehtë dhe lëngje./Alsat-M/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera