Lajme

Temperatura të larta: Parashikimi i motit për dy ditët në vijim

Autori: Gazeta inFokus 22:48 | 14 April 2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur temperaturat për dy ditët në vijim.

Sipas Institutit, do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët gjatë këtyre ditëve të parashikimit.

Vranësirat në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të Dukagjinit, ditën e shtune kanë mundësi të shoqërohen me reshje shiu.

-Advertisement-

“Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftim.

Indeksi UV do të jetë i lartë, andaj këshillohen qytetarët që kanë probleme me sëmundje kronike, të mos iu ekspozohen rrezeve direkte të diellit nga ora 10-17, ndërkohë që kushtet agrometeorologjike vazhdojnë të mbeten të mira.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera