Ekonomi

Telekomi i zvogëlon pagat e punëtorëve (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 13 May 2020

Ushtruesja e detyrës së kryeshefes së Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana, i ka njoftuar gjithë punëtorët e ndërmarrjes që e drejton për uljen e pagave  të këtyre të fundit, raporton portali “Front Online”.

Sipas dokumentit të siguruara nga “Front Online” vendimi për uljen e pagave hyn në fuqi prej të premtes (15 maj 2020), të cilin vendim e ka aprovuar edhe Bordi i përkohshëm i emëruar nga Qeveria “Kurti”.

Paga e kryeshefes, sipas këtij vendimi, do të ulet për 62%, duke vazhduar me zvogëlimin e pagës për vartësin e saj për 53%, ndërsa zvogëlimi më i vogël i pagës do të jetë 5%.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera