Sport

Telashet mes Barcelonës dhe Messit vazhdojnë, argjentinasi hedh në gjyq pesë drejtues të klubit

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 03 February 2021

Situata mes Barcelonës dhe Lionel Messit vazhdon të jetë e pa qartë për publikun, kjo pasi ky i fundit tashmë ka hedhur në gjyq pesë drejtues të klubit, shkruan Gazeta inFokus.

Argjentinasi ka paditur Josep Maria Bartomeu (ish-presidenti i Barçës), Carles Tusquets (presidenti aktual i Komitetit të Menaxhimit), Jordi Mestre (ish-nënkryetari për çështjet sportive), Òscar Grau (CEO i klubit) dhe Romà Puntí (shefi i shërbimeve juridike të Barçës).

Kjo për shkak së ata kanë publikuar një dokument në gazetën ‘El Mundo’, i cili ishte konfidencial dhe nuk duhej të bëhej publik në asnjë mënyrë.

-Advertisement-

Kujtojmë se Messi ishte shumë afër largimit nga ‘Camp Nou’ gjatë verës së kaluar, por në fund vendosi të qëndroj duke nënshkruar marrëveshjen deri në fund të këtij edicioni./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera