“Të përmbushen detyrimet”, Lajçak: Kosova, e vonuar në formimin e Asociacionit
Autori: Gazeta inFokus 20:34 | 20 February 2023
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Miroslav Lajçak deklaroi se detyrimet e marra nga të dyja palët duhet të përmbushen.
Lajçak u shpreh se Bashkimi Evropian po punon për dy prioritete, ku e para është normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Bashkimi Evropian aktualisht është duke punuar për dy prioritete, në mënyrë që procesi i negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të ecë përpara. Prioriteti i parë është që të dyja palët të bien dakord për propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.
Së dyti, ne vazhdojmë të punojmë paralelisht që të sigurohet zbatimi i plotë dhe i menjëhershëm i të gjitha elementeve të asaj që është rënë dakord deri më tani në dialog, të cilat mbeten të vlefshme dhe të detyrueshme për të dyja palët”, theksoi ai në një intervistë për “Politico”.
Sipas tij, Kosova është e vonuar në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.“Themelimi i Asociacionit nga Kosova është shumë i vonuar dhe ne presim që Kosova të vazhdojë menjëherë me të dhe Serbia duhet të lehtësojë kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës”, nënvizoi Miroslav Lajçak.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 18 maj
Dega e LDK-së në Gjilan mban konferencë për media. (Selia e Degës së LDK-së G...
-
Plagoset me ar*më zja*rri një person në Nashec të Prizrenit
Një person është plagosur me armë zjarri në mbrëmjen e së premtes në fshatin ...
-
Vjosa Osmani pritet me tortë nga Hillary Clitnon: Ditë edhe më speciale, me miken e popullit tonë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bullgari si e ftuar sp...
-
Osmani mbërrin në Bullgari me ftesë të Hillary Clinton, merr pjesë në Clinton Global Initiative
Me ftesë të ish-Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, H...
-
Bashkimi Evropian ndalon katër media ruse
Bashkimi Evropian tha të premten se pezulloi të drejtën e funksionimit pë...
-
Blerja e teksteve shkollore subvencionohet edhe sivjet
Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit ka vendos...
-
Shqiptarët duan tre fëmijë si variant i një familjeje ideale
Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngritur disa pyetje pë...
-
Maqedonci: Angazhimi i FSK-së në operacionin Interlflex tregues i bashkëpunimit me Britaninë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar...
-
Osmani: Kosova e meriton të bëhet anëtare e KiE-së
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë takimit të Komiteti...
-
Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për shtyrjen e afatit të...
-
Moti për këtë fundjavë
Këtë fundjavë në Kosovë do të mbajë mot me diell, por nuk do të mungojnë vran...
-
Haradinaj: Dështimi në KiE i Kosovës i faturohet vetëm Albin Kurtit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se mospërfshirja e Kosovës për ...