“Të lënë rrugëve” – Ky është numri i fëmijëve të braktisur e keqtrajtuar në Kosovë
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/01/Ballina-e-re-2.png)
Autori: Samire Jaha
15:57 | 22 January 2024
Një numër i madh i fëmijëve po braktisen e po keqtrajtohen nga prindërit e tyre.
345 fëmijë në Kosovë u lanë rrugëve e u keqtrajtuan prej atyre që pritej të kujdeseshin e t’ju falnin dashuri në këto tri vitet e fundit.
Por ajo çka është më shqetësuese është fakti që ky numër po rritet dita ditës.
Kështu bëhet e ditur nga statistikat që Gazeta Infokus ka siguruar nga Policia e Kosovës.
Derisa në vitin 2021 numri i fëmijëve që u braktisën e u keqtrajtuan ishte 98, ky numër fatkeqësisht sot ka arritur në 140 fëmijë të braktisur e të lënë pas dore.
Por jo gjithë fëmijët po gjejnë përkujdesje e dashuri.
Edhe pse këta fëmijë po braktisën nga ata që i dhanë jetën, kujdesen e dashurinë siç duket një numër i vogël po e gjejnë tek qendra e strehimit për fëmijë SOS fshatrat.
Berat Kryeziu, nga kjo qendër e strehimit për fëmijë, në një përgjigje për Infokus ka treguar se numri i fëmijëve që SOS Fshatrat janë përkujdesur gjatë vitit 2023 ishte 41 fëmijë.
“SOS Fshatrat e Fëmijëve gjatë vitit 2023 është përkujdesur për 41 fëmijë përmes programit të kujdesit alternativ. Gjatë vitit kemi pasur rreth 10 kërkesa për strehimin e fëmijëve pa përkujdesje, mirëpo fatkeqësisht nuk kemi pasur kapacitete të mjaftueshme për të siguruar kujdesin për të gjithë”, ka deklaruar Kryeziu për Infokus.
E moshat e fëmijëve të braktisur e që kanë gjetur mbështetje në SOS Fshatra është e ndryshme.
“Fëmiu më i ri në SOS Familje momentalisht është 5 vjeçar ndërsa më i madh është 18 vjeçar. Përderisa në Programin e Gjysëm Pavarësimit kemi edhe 11 të rinjë mbi 18 vjeç”, është shprehur tutje Kryeziu për Infokus.
Edhe pse dashuria e përkujdesja e fëmijëve nga SOS Fshatrat nuk mungon për ata që arrijnë moshën 18 vjeçare përsëri jeta e tyre ndryshon kur “fitojnë pavarësinë”, nga SOS Fshati.
Kur këta fëmijë mbushin moshën 18 vjeçare atyre nga kjo qendër e strehimit u afrohet përsëri dashuri e përkujdesje financiare.
“Fëmijët të cilët janë pjesë e SOS, fillojnë qysh nga mosha 16 vjeçare të përgaditen për jetë të pavarur. Ekipa multidisciplinare e përbërë nga këshilltari për përkujdesje të rinjëve, psikologu, pedagogu dhe punëtori social së bashku me SOS Nënën dhe në bashkëpunim me te rinjtë, punojnë në përgaditjen e tyre për një jetë të pavarur. Pasi ta përfundojnë shkollën e mesme dhe t’I kenë mbushur 18 vjet, të rinjtë dalin në programin e gjysëmpavarësimit, me ç’rast përkrahja finaciare vazhdon edhe për tri vitet në vazhdim”, ka theksuar Kryeziu.
E numri i këtyre fëmijëve që kanë arritur jetën e pavarur nga SOS Fshatrat është 34 të rinj.
“Deri më tani nga SOS fshati kanë dal, përmes programit të gjysëmpavarësimit, 34 të rinj të pavarur. Aktualisht ne i mbështesim përmes programit të gjysëmpavarësimit 11 të rinj në këto fusha: mbështetje psikosociale, këshillim, edukim, punësim, dhe mbështetje financiare. Të rinjtë të cilët kanë dal nga programi i gjysëmpavarësimit, vazhdojnë të kenë kontakte me familjet SOS dhe me ekipën multidisciplinare të cilët janë gjithmonë të gatshëm të mbështesin të rinjtë sipas kërkesave të tyre”, ka deklaruar Kryeziu për Infokus.
E vështirë për disa por pse një prind po braktisë fëmijën e vet?
Edhe pse siç e dimë disa prindër i lënë fëmijët e tyre në dorë të fatit pa dëshirën e tyre, këto janë disa faktorë që ndikojnë në keqtrajtimit dhe braktisjen e fëmijëve nga prindërit.
Sociologu Rejhan Fejza, në një prononcim për Infokus ka thënë se mentaliteti i prindërve, niveli jo i duhur i edukimit, emancipimi e gjendja jo e mirë ekonomike në shoqëri janë disa nga shkaktarët kryesor i braktisjes së fëmijëve.
“Në shumë raste janë prindërit nuk kanë nivelin e duhur të edukimit apo emancipimit. Shoqëria jonë duke u udhëhequr nga shteti duhet urgjentisht të angazhohet në ngritjen e vetëdijes se çka është detyra ose obligimi i pozicionit “prind” Keqtrajtimi i fëmijëve zakonisht bëhet me idenë e kinse-edukimit të tyre, ta zëmë duke i obliguar fëmijët të kryejnë punë të ndryshme me idenë që ai do të përgatitet në këtë formë për jetën madhore. Ndërkaq, braktisja është fenomen në rritje në shoqërinë tonë si pasojë kryesore e normave shoqërore por edhe si pasojë e gjendjes aktuale ekonomike të shoqërisë tonë e veçanërisht e çifteve të reja apo edhe prindërve të rinj, por braktisja e fëmijëve bëhet edhe për shkak të mentalitetit, kemi raste kur dikush, zakonshëm gjinia femërore obligohet të braktisë fëmijën e saj për shkak të rrethit familjar dhe se ajo do të trajtohej si e përdalë në të ardhmen, si dikush pa moral, si barrë për familjen etj”, është shprehur Fejza për Infokus.
Po ashtu sociologu ka treguar edhe se si ndikon në aspektin shëndetësor, psikik e social, braktisja nga prindërit tek fëmijët.
“Fëmijët e keqtrajtuar zakonisht ndodhë që të kenë probleme shëndetësore të llojit si probleme me zemrën, sëmundje të mushkërive ose mëlçisë, kanceri, obeziteti, tensioni i lartë dhe kolesteroli i lartë. Dëmtohet rëndë edhe kapaciteti kognitiv dhe ai linguistik. Çrregullim i stresit post-traumatik, probleme të shëndetit mendor, ku një raport i nxjerrë nga një grup 21 vjeçarësh që kanë vuajtur dhunë në familje apo keqtrajtime të ndryshme del se 80% e tyre kanë të paktën një problem mendor. Lista e problemeve është e shumtë por ajo që ndikon direkt në shoqëri është problemet me sjellje që lidhen me dhunën në fëmijëri apo me braktisjen. Fëmijët e abuzuar rrezikojnë të përdorin alkool, të abuzojnë me substanca dhe të përfshihen në aktivitete seksuale me rrezik të lartë, në vitet që pasojnë”, ka thënë Fejza për Infokus.
Prindërit i braktisën e shteti i harroi
Ndërkaq si një zgjidhje apo mënyrë më të lehtë që një fëmijë të kalojë këtë sfidë të jetës, dhe të mos lërë pasoja psikologjike apo sociale, sociologu Fejza e thekson krijimin e mekanizmave për zbulimin e këtyre rasteve dhe hapjen e qendrave sociale.
Mirëpo deri më tash shteti sipas tij nuk ka bërë asgjë për këtë kategori madje është harruar tërësisht.
“Institucionet shtetërore në Kosovë deri më tash e kanë anashkaluar pothuajse këtë problematikë e cila i lëkundë themelet e shtetit dhe shoqërisë në të ardhmen. Duhet të krijohen mekanizma brenda Policisë së Kosovës që merren vetëm më këtë lloj problematike dhe që u shkojnë deri në fund këtyre punëve duke mos i trajtuar si probleme të rangut të dytë. Po ashtu ekzekutivi dhe legjislativi duhet të angazhohen me ligje dhe vendime që obligojnë çiftet por edhe institucionet që të merren vazhdimisht me këto raste sepse janë problematika të tilla të cilat kërkojnë trajtim të vazhdueshëm deri në pjekurinë e fëmijës”, ka thënë sociologu Fejza për Infokus.
Duke qenë se 345 fëmijët u harruan edhe nga shteti, ata po mbesin në mëshirën dhe fatin e organizatave dhe shtëpive strehuese që të merren me këtë fenomen të theksuar e që është vazhdimisht në rritje edhe në Kosovë./Gazeta Infokus/
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/02/shkolla-finlandeze-impact-780x4391-1.jpg)
Të tjera
-
Deputeti Berisha për rastin e Faton Hajrizit: Skenar për ta degraduar UÇK-në
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka thënë arma me mbi...
-
Dyshohet se humbi jetën në Valbonë – Vazhdon operacioni për gjetjen e alpinistit kosovar
Një qytetar nga Kosova dyshohet se ka humbur jetën në vendin e quajtur “Maja ...
-
Çitaku paraqitet sot në një konferencë për medie
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku mban...
-
Dy orë e gjysmë pritje e kolonë 1.5 km, përditësimi i fundit nga pikëkalimet kufitare
Pritjet po zgjasin deri në 2 orë e gjysmë e kolona ka arritur në 1 mijë e 500...
-
Caktimi i datës së zgjedhjeve të përgjithshme – Çfarë përmban letra e Osmanit që ua dërgoi dje liderëve të partive?
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u është drejtuar me një letër dje ...
-
Konjufca nderon Adem Demaçin: I pathyeshëm në burg dhe frymëzues brezash në lụftën për liri
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes ...
-
Vlora Çitaku mban nesër konferencë, s’tregohet arsyeja
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Koosvës, Vlora Çitaku, do ...
-
Nikolla jep dorëheqje si kryetare e kuvendit të Shqipërisë: Është rezultat i një situate personale shëndetësore
Kryetarja e kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka dhënë dorëheqje nga p...
-
Mehaj kujton Demaçin: Udhëheqësit politikë gabuan që s’e bënë president sa ishte gjallë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kujtuar veprimtarin e çështjes...
-
Tri orë pritje e kolona deri në 1 mijë metra, përditësimi i fundit i MPB’së për gjendjen nëpër pikëkalimet kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim rreth gjendj...
-
Kush është Florim Ejupi, që sikur Faton Hajrizi u arratis nga Bondsteel-i?
Florim Ejupi është një ndër emrat më të përfolur në botën e errët të krimit n...
-
Presidentja i fton krerët e partive për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve që mbahen vitin e ardhshëm
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka ftuar zyrtarisht...