Të fitosh si Allegri apo të luash si De Zerbi? Përgjigjet Guardiola: Talentet nuk zbulohen në Instagram
Autori: Gazeta inFokus
11:16 | 09 Tetor 2023
Pep Guardiola ishte në Itali si protagonist i eventit “Dialog mbi talente me Pep Guardiolën”. Tekniku spanjoll foli për shumë tema, ndërsa u pyet edhe për mënyrën e lojës së preferuar, ofertat nga Italia apo edhe lojtarin më të talentuar me të cilin ka luajtur përkrah.
“Është një kënaqësi për mua të jem në Itali, unë jam pak tip i ndrojtur sa i takon këtyre llojeve të intervistave. Më pëlqen më shumë të qëndroj në shtëpi.
A është e vërtetë që puna mposht talentin? Nëse këtë e thotë një si Michael Jordan, atëherë unë nuk mund të them të kundërtën. Puna ecën përkrah talentit dhe të shtyn për t’u përmirësuar, talenti duhet, por nëse nuk i kushton orë për të punuar atëherë mund të mos shkosh larg”.
Mësohet më shumë nga humbjet apo nga fitore? “Njerëzit thonë se humbjet të mësojnë më shumë, por unë si trajner jam i lumtur të fitoj. Së fundmi humba ndaj Arsenal, por nuk ka ndonjë problem. Nuk fjeta mirë, por në jetë humbet dhe fiton”.
Si të ndihmojmë të rinjtë? “Talentet nuk zbulohen nga shtëpia apo nga Instagrami. Nëse do të bëhesh fotograf, atëherë të duhet të bësh me mijëra foto. Gabon dhe përmirësohesh. Problemi është se të gjithë marrim për të mirëqenë atë që thonë të tjerët dhe jo atë që mendojmë vetë. Një lojtar mendon se ka luajtur mirë, pastaj lexon disa kritika dhe shkon në shtëpi i trishtuar. Të rinjtë duhet të fokusohen te mendimet e tyre. Të pëlqen të luash futboll? Atëherë, luaj sa më shumë të jetë e mundur. Nëse qëndron në rrjetet sociale atëherë nuk mund të kesh sukses”.
Futboll fizik apo taktik? “E kam dëgjuar gjithnjë këtë diskutim. Sot lojtarët ushqehen dhe stërviten më mirë, por të gjithë mund të luajnë futboll. Taktika i ndihmon lojtarët vetëm të përmirësohen, është një mënyrë që të gjithë të shkojmë në të njëjtin drejtim. Nuk është për estetikë, por në shërbim të lojtarëve. Nuk do të thotë se prej taktikës lojtarët nuk kanë lirshmëri, unë e shoh të rëndësishme për të qëndruar bashkë në fushë”.
Më mirë të fiksuar me rezultatin si Allegri apo lojë si De Zerbi? “Ky është një diskutim i vjetër. Mendoni se Allegri nuk do të fitojë? Allegri mendon të fitojë në mënyrën e tij, të gjithë trajnerët duan të fitojnë. Askujt nuk i intereson e bukura përsa kohë fiton. Nuk kam parë kurrë një trajner që nuk kërkon të fitojë, ndryshojnë thjesht mënyrat e interpretimit”.
Julian Alvarez? “Një lojtar dhe person i jashtëzakonshëm. Kur një lojtar nuk bën, atëherë unë besoj se edhe si person çalon. City ka bërë një blerje të shkëlqyer, edhe pse atë e njihnin shumë pak”.Juventus? “Nuk më kanë kërkuar kurrë, por në Itali ka ushqim shumë të mirë. Më pëlqen shumë Italia dhe vij shpesh për pushime”.
Talenti më i madh me të cilin kam luajtur? “Baggio”.
A je lodhur me futbollin pas kaq shumë kohësh? “Ndoshta do të vijë edhe ky moment, por për tani jo nuk jam i lodhur me futbollin. Nëse ndodh do t’ju lajmëroj. Herët apo vonë do të vijë edhe ky moment”.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...



































